Kosovo online shënon gjashtë vjet punë: Informacionet objektive – ura jonë drejt lexuesve
Kosovo online, portali multimedial informativ, sot shënon gjashtë vjet ekzistencë, gjatë të cilave jemi njohur si një kronist i shpejtë, i besueshëm dhe objektiv i ngjarjeve në Kosovë.
Gama e gjerë e formateve mediatike në portalin tonë – lajme, raporte, analiza, komente, tekste autoriale, podkaste, karikatura dhe përmbajtje e plotë tekstuale, video, audio dhe fotografike – mbulon temat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, sportive dhe të gjitha temat e tjera që kanë të bëjnë me Kosovën.
Që nga fillimi i punës e deri më sot, portali ynë ka regjistruar 39.774.202 vizita. Janë publikuar 151.100 lajme dhe 18.533 postime brenda përmbajtjes multimediale. Në kanalin tonë në YouTube, Kosovo online, janë publikuar 21.442 video materiale, me gjithsej 16.529.584 vizita.
Numri i përgjithshëm i materialeve video në kanalin Kosovo online Live është 2.884, dhe ky kanal ka regjistruar 926.799 vizita. Kanali ynë në YouTube për lajme në gjuhën shqipe dhe serbe – Vesti Lajmet – ka regjistruar 325.240 vizita dhe gjithsej janë publikuar 1.030 video materiale në këtë kanal. Kur është fjala për kanalin Kosovo online live, numri total i materialeve video ka qenë 1.497, ndërsa numri i përgjithshëm i vizitave ka arritur në 1.844.527.
Prej kohësh kemi kuptuar se nuk mjafton vetëm që ne të zbulojmë, të kuptojmë, të shohim. Ishte e nevojshme që informacionet dhe njohuritë t’ia transmetonim sa më bindshëm audiencës në të gjithë rajonin. Pikërisht për këtë arsye, prodhimi i përmbajtjes video është bërë një nga prioritetet tona, por edhe një mbështetje për shumë media të tjera në raportimet e tyre.
Nuk kishte ngjarje të rëndësishme në Kosovë që i shpëtoi syve të kamerave tona. Ngjarjet që kanë shqetësuar publikun, fatet që e kanë trishtuar audiencën, sukseset për të cilat jemi gëzuar së bashku, analizat dhe komentet që i kemi siguruar të parët kanë qenë gjithmonë në qendër të punës sonë.
Tani më, arkiva jonë e pasur video përmban regjistrime të vlefshme nga vendi i ngjarjes, përshtypjet e para, vizita të papritura, takime të planifikuara. Mijëra deklarata, mendime dhe interpretime që na kanë ndihmuar ta kuptojmë përditshmërinë e Kosovës sa më mirë.
Përveç përmbajtjeve standarde që çdo ditë i përgatisin korrespondentët tanë nga e gjithë Kosova, por edhe kolegët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Brukseli dhe Vjena, ofertën tonë e kemi pasuruar kohët e fundit me formate të reja video si KOmpilimi javor dhe Podkasti. Të ftuarit e Podkastit KOntekst, secili nga këndvështrimi i vet, na e kanë shpalosur jetën dhe perspektivat në Kosovë.
Misioni ynë do të mbetet i njëjtë, që gjithçka që shohim ne, ta shihni edhe ju. Që me ndihmën tonë të keni pamjen KOmplete të Kosovës.
Përmbajtjen tonë informuese e publikojmë në gjuhën serbe, angleze dhe shqipe.
Selia e redaksisë është në Zveçan, ndërsa kemi zyra korrespondente në Graçanicë, Shtërpcë, Leposaviq dhe Beograd. Rrjeti i korrespondentëve tanë përfshin gjithashtu gazetarë në Shkup, Tiranë, Vjenë dhe Bruksel, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm në të gjithë Kosovën dhe rajonin.
Mirënjohës ndaj lexuesve, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe bashkëbiseduesve për besimin që na tregojnë çdo ditë, ne vazhdojmë të ndjekim vizionin tonë, të përkushtuar për të justifikuar sloganin e portalit tonë: "Gjithçka për Kosovën në një vend".
0 komentet