Ministria e Kulturës së Serbisë: Provokimet e Nezirajt janë të rrezikshme për sigurinë e serbëve në Kosovë
Ministria e Kulturës e Serbisë hodhi poshtë dhe dënoi akuzat e dramaturgut Jeton Neziraj nga Prishtina, drejtuar kundër Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me seli të përkohshme në Graçanicë se ky institucion teatror është “armë propagandistike e Qeverisë së Republikës së Serbisë në politikën e saj hegjemoniste me të cilën, si në vitet nëntëdhjetë, dëshiron të tregojë pronësinë e saj ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria, siç thuhet, paralajmëron se deklarata të tilla paraqesin një provokim tejet hipokrit dhe cinik, duke pasur parasysh se ky institucion i kulturës ndodhet në rrethana jashtëzakonisht të vështira, për shkak të akteve brutale të politikës secesioniste, e cila promovon dhunën në kurriz të dialogut dhe kulturës demokratike, e dëbuar nga qyteti i saj dhe e dëbuar nga skena e saj në Prishtinë.
“Kujtojmë se ky teatër është themeluar në vitin 1948 në Prishtinë nga Republika e Serbisë dhe se deri në vitin 1999 ka punuar si institucion multietnik me dramë serbe dhe shqiptare, të cilat performoi në gjuhën serbe dhe shqipe, për të ripërtërirë punën e saj në Kosovë e Metohi në vitin 2004 me vendim të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe deri më sot janë realizuar një numër i madh i shfaqjeve teatrore me regji të disa prej regjisorëve më të shquar: Millan Karaxhiq, Goran Markoviq, Sllobodan Skerlliq, Gorçin Stojanoviq, Millan Neshkoviq e shumë të tjerë”, thuhet në njoftim.
“Për të thirrur një institucion të tillë, i cili u shërben nevojave kulturore të komunitetit etnik më të kërcënuar në Evropë, serbëve në Kosovë dhe Metohi, arme e propagandes hegjemoniste serbe te madhe, është në të njëjtën kohë e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për sigurinë e serbëve në Kosovë e Metohi, kulturën, si dhe të drejtën elementare të punëtorëve të kulturës në këtë institucion për të punuar, ekzistuar dhe shprehje artistike, si dhe ruajtjen e kulturës dhe gjuhës”, shtuan ata në deklaratë.
Në fund, ata kujtojnë se manastiret dhe kishat serbe në Kosovë janë shënuar pothuajse me të njëjtat fjalë, në një seri artikujsh pak para pogromit të marsit të vitit 2004.
“A e kanë radhën tani institucionet kulturore serbe në Kosovë e Metohi”, pyeti Ministria.
komentet