Përdhosjet prej dekadash të tempullit të Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë, është pamja e jetës së sërbëve në Kosovë

Hram Hrista Spasa u Prištini
Burim: Kosovo Online

Tempulli i Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë tentuan t’a merrnin, shembnin, djegur dhe e kanë përdorur dhe si banjë publike. Kisha është përdhosur me mbishkrime, filmuan dhe ndalën shërbimet fetare. Në prag të festës së Pashkës, shqiptarët në Kosovë kanë nisur fushatë të re ndaj atij tempulli ku vijon vazhdimisht qysh prej ardhjes së KFOR, shkruan RTS.

Këshilltari ligjor i KOS Aleksandar Radovanoviq, thotë se një universitet po padit një organizatë fetare për të rrënuar objektin e saj fetar, për të cilin disponon të gjithë dokumentacionin dhe që është i kadastruar legalisht. Kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq thekson se tempulli është ndërtesa fetare më e sulmuar në Europë.

Në tekstin e autorit, Gurakuq Kuqi mes të tjerash kishën e papërfunduar të Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë, e etiketoi si ndërtesë e diskutueshme dhe jo trashëgimi fetare e mbrojtur. Vuri në dukje se bëhet fjalë për objekt të ndërtuar sesi do t’a projektonte pushteti sërb në hapësirat publike, për të normalizuar represionin dhe për të imponuar narrativë të re historike.

Përmes këtij tempulli zgjidhen pothuajse të gjitha problemet e Kishës Ortodokse Sërbe dhe popullit sërb në Kosovë.

Këshilltari ligjor i Arqipeshkvisë rashko-prizrenase Aleksandar Radovanoviq, thotë se ky tempull është ndër objektet e rralla në Kosovë ku si para dhe pas luftës i ka absolutisht të gjitha lejet e nevojshme.

"Në procesin e ndërtimit të tempullit është hyrë diku në vitin 1991 ku deri në vitin 1993 është marrë me çështjen e dokumentacionit. Pas kësaj, tempulli mbeti i regjistruar edhe pas tentativave të shumta në kadastrën prishtinase. Absolutisht është pronë e KOS dhe dokumentacionin e plotë e kemi dorëzuar tek komuniteti ndërkombëtar, kështu që edhe ata janë absolutisht në dijeni të situates. Kështu që në bazë të të gjithë kësaj pa u bazuar në të gjitha detajet teknike, tempulli është absolutisht i legal dhe si të them është sipas legjislacionit kosovar dhe sipas legjislacionit tone. Kjo është një nga arsyet përse është ende në këmbë”, thekson Radovanoviq.

Ky i fundit thotë se nuk egziston dhe as mund të egzistojë ndonjë vendim gjyqësor i shkallës së parë që do të kontestonte pronësinë e Kishës Ortodokse Sërbe.

Radovanoviq thotë se egzistojnë përpjekje të shumta që këtë pronësi t’a kundërshtojnë, por që nuk i’a kanë arritur.

Këshilltari juridik i Arqipeshkvisë rashko-prizrenase thotë se padia është pushuar në vitin 2017 dhe se tani është duke u zhvilluar tjetër procedurë.

“Nuk mund të komentoj për procedurën e dytë sepse është ende në vazhdim, por duke pasur parasysh se kam pasur pasqyrë të argumenteve të palës tjetër, jam absolutisht i sigurt se do t’a fitojmë procedurën tjetër”, shpreh bindjen Radovanoviq.

Ky i fundit ka ilustruar gjendjen në të cilën jeton dhe punon Arqipeshkvia rashko-prizrenase.

"Një universitet padit një organizatë fetare për të rrënuar objektin e saj fetar për të cilin posedon të gjithë dokumentacionin dhe që është kadastruar ligjërisht. Dhe kjo është në vitin 2025" tha Radovanoviq.

Sulmet tek tempulli çdo muaj

Kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq, i cili jeton në Kosovë e Metohi dhe viziton enklavat, thekson se tempulli me siguri është padyshim objekti fetar më i sulmuar në Europë.

"Nuk kalon as muaji që ndonjë forcë të mos kthehet ndaj atij tempulli" tha Rakoçeviq.

Ky i fundit thotë se lejen dhe nënshkrimin për kthimin e truallit KOS, e ka dhënë shqiptari Hamdi Vraniqi i cili në fillim të viteve ’90 apo në vitin ’89 ka qenë kryetar i Kuvendit të qytetit të Prishtinës.

“Të afërmit e tij janë tani udhëheqësit e idesë se kisha duhet të zhduket dhe të shembet” tha Rakoçeviq.

Ky thekson se rreth tempullit disa herë janë bërë kërkime për varreza masive, se aty është gërmuar trualli, se objekti është sulmuar dhe se aty kanë jetuar lypsarë.

Rakoçeviq thotë se Kishës Ortodokse Sërbe i është pamundësuar qasja në objektin fetar pasi është nën mbyllje të re.

E shqetëson sesi është e mundur që asnjë nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut apo ndonjë njeri që thjesht ka ide të mos qëndrojë para tempullit dhe t'i thotë të heqin dorë prej saj.

"Askush nga sektori joqeveritar, askush nga komuniteti shqiptar që ka pikëpamje tjetër për botën nuk foli dhe nuk tha-lëreni atë tempull në paqe. Ky është tempulli i sërbëve të Prishtinës, aty ku kanë jetuar 40 mijë prej tyre" thotë Rakoçeviq.

Ky i fundit shton se kryqi i Kishës së Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë, i cili është projektuar nga Paja Kruniq, dëshmon edhe këtë Pashkë se në këtë qytet kanë jetuar sërbët dhe se ata kanë patur të drejta.

Në fund të fundit, tempulli i Shpëtimtarit Krisht pranë tempullit të Shënjt Nikollës pret që 40.000 sërbë të dëbuar, të kthehen në të. Për këta 15-16 sërbë, aq sa ka aktualisht në Prishtinë, tempulli është i ndaluar edhe në këtë formë.

Situata në Vushtrri

Rakoçeviq thotë se ka diçka të pabesueshme në rezistencën e sërbëve, sepse ata janë bashkuar me kishën e vet.

Thekson se u shkatërrua tempulli në qendër të Vushtrrisë në të cilën në vitin 1999 ku nuk kishte asnjë sërb në javën e Kreshmës ku ishte e mbushur deri në radhën e fundit.

“Plot Vushtrisa që janë komunitet shumë autokton, që nuk është aty, por që jeton jetën e qytetit të tij dhe jeton jetën e atyre afreskeve të djegura” theksoi Rakoçeviq.

Dje në Vushtrri u mbajt i pari promovim i një libri sërb.

Si është përdhosur i gjithë tempulli i Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë

Këshilltari ligjor i KOS Aleksandar Radovanoviq, theksoi mënyrat në të cilat institucionet e përkohshme, por dhe iniciativat e tjera që deri tani kanë tentuar të sfidojnë ligjshmërinë dhe pronësinë e tempullit të Shpëtimtarit Krisht.

"Së pari tentuan që thjesht t’a fshinin nga kadastra, sikurse kanë bërë dikur me truallin e Manastirit të Deçanit. Megjithatë, për shkak të kompetencave të dikurshme që kishte bashkësia ndërkombëtare, këtë nuk i’a arritën", thotë Radovanoviq.

Ky i fundit thekson se më pas nisën me metoda të tjera dhe atë tempull e shndërruan në vendgrombullim hedhrinash jozyrtar, “në tualet publik jozyrtar”.

"Kjo pretendohet se nuk ka mërzitur askënd në qendër të Prishtinës, çka flet vetëm se e gjitha kjo ka qenë e organizuar. Egzistonin alpinistë që simbolikisht morën tempullin, një këngëtare në spotin e vet ka xhiruar spot skandaloz" tha këshilltari ligjor i KOS.

Ai thotë se gjithçka ka zgjatur derisa peshkopi rashko-prizrenas tashmë mitropoliti i KOS në Rashko-Prizren, organizoi aksionin e pastrimin të tempullit dhe ndërrimin e bravave.

“Problemi nuk janë ato aktivitete institucionale që kryhen në rrugë të rregullt, problemi janë ato presione jashtëinstitucionale ndaj të cilave jemi vazhdimisht të ekspozuar rreth tempullit” tha Radovanoviq.

Ai vuri në dukje dhe presionet e opinionit publik prishtinas sepse në të është krijuar imazhi se kjo është kishë simbol i represionit, siç thotë ai, i Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

“Si pasojë e kësaj kanë ngelur madje dhe idetë se ky tempull t’i merret KOS dhe të shndërrohet në ndonjë muze politik të atyre kohëve të shqiptarëve kosovarë” ka thënë Radovanoviq.

Ky i fundit theksoi se mitropolitit dhe priftërinjve disa herë i’u është pamundësuar që të mbajnë shërbesa fetare në këtë tempull.