Përmbytje në kafenenë mitrovicare “Sindikat“; Radomiroviq: Dëmi i paçmueshëm, fajtor inspektimi

MITROVICA
Burim: Kosovo Online

Pronari i objektit “Sindikat“ në Mitrovicën e Veriut Nikolla Radomiroviq ka thënë për Kosovo onlajn se në kafenenë e tij është shënuar dëm i madh material, pasi atë më 13 nëntor e mbylli inspektimi. Fajtor të vetëm janë inspektorët me në krye kreun e shkarkuar sot të Inspektoriatit për punët inspektuese në Komunën e Mitrovicës së Veriut Fatmir Berzati.

Kafeneja “Sindikat“ u mbyll më 13 nëntor për 30 ditë kur klientët u dëbuan nga objekti, dera u vulos, ndërsa punonjësit nuk u lejuan që të hiqnin pijet, të hollat dhe gjithçka që ngeli nëpër tryeza. 

"Më 13 nëntor, në orët e vona të mbrëmjes, policia dhe inspektorët bastisën kafenenë tonë. Kafeneja ishte plot me mysafirë. Rreth njëzet prej tyre hynë forcërisht. Berzati, ai kryeinspektori, me disa inspektorë sanitarë. Kërkuan dokumente, kundër ligjit regjistruan çdo mysafir me telefon, si policia ashtu dhe inspektimi. Pastaj në fund kërkuan librezat sanitare, të cilat na kishin skaduar pesë ditë më parë. Në bazë të kësaj na thanë të zbraznim lokalin ndonëse nuk kishin të drejtë t’a bënin këtë dhe për pasojë të na mbyllnin. Urdhëruan që të gjithë të dilnin përjashta dhe nuk na lejuan as të hiqnim ato që shikoheshin në tryeza", tha Radomiroviq.

Për të shmangur dëmtimin e lokalit, por edhe të apartamenteve dhe ambjenteve të biznesit që ndodhen përreth tij, Radomiroviq, sikurse thotë, tentoi t’i drejtohej Inspektoriatit Komunal për të kontrolluar nëse korrenti dhe uji në lokal ishin hequr në mënyrë të sigurt. Megjithatë, Inspektoriati për këto lutje nuk pati mirëkuptim.

"Pas kësaj, i përcollëm imail që të vinin këtu, të hapnin, të shikonin, të rregullonin kafenenë që të mos kishte dëme nga korrenti, nga uji. Nuk i’u përgjigjën imeileve, nuk ishin në vendin e punës", spegoi ai.

Radomiroviq sot u telefonua prej banorëve të objektit ku ndodhet kafeneja "Sindikat" dhe e informuan se kishte ujë në të dhe se ishte e nevojshme të kontrollohej se nga vinte. Sikurse thotë, kur hapi derën me policinë, gjeti dëme të shumta në inventar.

"Kur na informuan fqinjët se kemi përmbytje në kafene, erdhëm këtu dhe telefonuam policinë. Ajo erdhi dhe thirri inspektorin, por ai nuk donte të vinte, sërish tha t’i drejtoheshim me imelj. Pastaj policia vendosi të hynte me forcë këtu, të shqyente derën dhe të hynte brenda, ku gjetëm shumë dëme që janë të pariparueshme. Në këtë moment, nuk e dimë saktësisht se cila është shifra, përmbytja është në të gjithë kafenenë, ka pije në tavolina kudo", thotë Radomiroviq.


Sipas fjalëve të tij, fajtorët e vetëm për dëmet e mëdha materiale që ndodhën ndërsa kafeneja ishte e mbyllur, janë inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut me në krye Fatmir Berzati i shkarkuar sot nga ky post.

"Ky është shkaktuar direkt prej inspektorit i cili na kërcënoi atë mbrëmje se nuk do të vazhdonim të punonim, se do të ishim të mbyllur për një kohë të gjatë. Berzati tha se e mbylli këtë në marrëveshje me policinë, gjithçka për një histori të tillë. Për 30 ditë na ndaluan atë mbrëmje për depozitim të paligjshëm të ushqimit dhe që nuk kishim rregjistruar në Institutin Veterinar. Ne nuk kemi as ushqim, nuk kemi as kuzhinë në këtë kafene këtu, të gjithë mysafirët e dinë këtë. E dinë dhe ata, por qëllimshëm kërkuan ndonjë arsye për t’a mbyllur këtë këtu. Pas kësaj sërish i’u drejtuam dhe sërish nuk donin të vinin dhe bërën këtë dëm ku ata janë direkt përgjegjës për këtë", konkludoi Radomiroviq.