Spasojeviq: Më 17 mars im at totalisht i pafajshëm, u vra nga një snajper, nuk urrej askënd, por nuk harroj
Dragan Spasojeviq nga Mitrovica e Veriut në masakrën e marsit ngeli pa të atin. Borivoje 63 vjeç u qëllua për vdekje nga një plumb snajperi teksa rastësisht u gjend në rrugë, as nuk mori pjesë në trazirat e asaj dite dhe as nuk i dha ndonjë arsye snajperistit shqiptar që t’i merrte jetën.
Dragani sot me familjen e tij jeton në Mitrovicën e Veriut dhe pikërisht kjo tragjedi zgjoi tek ai sfidën për të qëndruar në këtë qytet.
"Ai 17 mars ishte dita kur vendosa të zgjidhja për të qëndruar këtu, të jetoj me familjen pikërisht në shenjë kujtese për qëllimet dhe nxitjet djallëzore që ndodhën atë ditë pa asnjë lloj provokimi ndaj sërbëve përmes një lajmi të rremë se sërbët ishin fajtorë për mbytjen e fëmijëve në Ibër. Ky ishte shkas, ndonëse gënjeshtër, për sulmin e organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në viset tjera sërbe në Kosovë. Atë ditë në tarracën e Mitrovicës u vra Jana Tuçev, e vrarë me automatik, por edhe babai im nga një plumb snajperi nga drejtimi i tre pallateve shumëkatëshe. Njeri që ishte në rrugë, që askujt nuk i kishte bërë gjë, por ishte sërb dhe mjaftonte që të gjendej në atë vend për qëllime kriminale” fillon të rrëfejë historinë e tij Spasojeviq.
Për të nuk ka dyshim se kush mund t’a kishte bërë një gjë të tillë, por thekson se gjithçka ishte përgatitur e organizuar prej shqiptarëve e gjithçka është edhe më tragjike, siç thotë ai, sepse këto gjëra kanë ndodhur para syve të atyre që erdhën në Kosovë me emrin “misioni i paqes”, dhe ata vetëm vështronin persekutimin e popullit sërb.
“Këtë e ka bërë një jonjerëzor, dikush që shqetësohet nga çdo gjë që është ortodokse dhe sërbe, kushedi se çfarë motivesh. Nuk ka qenë përleshje, por këta a-humanë ishin përgatitur sepse në afërsi të parkut ishte parkuar një autoambulancë prej të cilës morën armë automatike dhe ua shpërndanë të pranishmëve që qëlluan mbi popullin dhe me snajper qëlluan prej pallateve shumëkatëshe. Armë të tilla nuk mund të merreshin kaq lehtë çka do të thotë se gjithçka ka qenë e organizuar. Nëse diçka ka qenë e organizuar, atëherë shërbimet e sigurisë duhet të dinin se çfarë po bëhej fjalë dhe kush e kishte organizuar atë, e kam fjalën për KFOR, bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmit. Kanë kaluar nëntëmbëdhjetë vjet qysh prej atëherë, dy dekada e askush nuk më ka thirrur por më thërrasin për budallallëqe të ndryshme si gjoba të papaguara. Po ushtrojnë presion sikur të ishte shtet ligjor dhe askush nuk u kujtua që kaq shumë njerëz që kanë vuajtur, kaq shume kisha e shtëpi që janë djegur duhet të marrin përgjegjësi dhe dikush duhet të arrestohet. Egzistojnë edhe video si ai i lojturi nga mendja që rrëzoi kryqin nga kisha jonë në Mitrovicë. Në video shihet personi dhe sot ka mënyra për t’a zbuluar, por askush nuk u përgjigj”, kujton Spasojeviq.
Përkundër faktit të dhimbshëm se të atin e humbi në moshë të re, Dragani thotë se e ka falur pasi të krishterët falin, por nuk e ka harruar dhe kurrë nuk do t’a harrojë.
"Unë fala sepse jemi ortodoksë. Nuk mund të themi se jetojmë me urrejtje, as nuk mund të urrejmë dikë sepse është njeri me ngjyrë dhe mënyrës sesi ai e shikon botën dhe nëse dikush është fajtor apo jo për këtë arsye i privon jetën. Nuk e kam harruar dhe nuk do t’a harroj kurrë. Edhe pse është e dhimbshme, është një kujtim i çmuar për mua se kush jemi dhe përse jemi viktima. Përmes tim ati, përmes përleshjeve publike, përmes njerëzve që humbën jetën atë ditë ashtu si ne vitin 99 e me parë. Mund të zbulojmë cfarë shenje mbajmë dhe përse jemi fajtorë ndaj dikujt. Ne jemi fajtorë sepse kjo është e jona, ky është shteti ynë, këto janë trojet tona ku kanë jetuar të parët tanë dhe dikush ka vendosur të ndryshojë strukturën, për t’a përshtatur me urdhërin e dikujt tjetër dhe për këtë arsye, shtrohet çështja e problemit të sërbëve, siç ishte dikur problemi i hebrenjve në Gjermani”, përfundoi Spasjoeviq.
komentet