Zdravkova: Maqedonasit kanë paragjykime ndaj shtetasve të huaj
Koordinatorja e projektit në Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe pjesë e Këshillit Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin, Irena Zdravkova, beson se, për çështjen e shtetasve të huaj, duhet të merret parasysh aspekti i sigurisë, si dhe se shumica e popullsisë e Maqedonisë së Veriut ka paragjykime ndaj të huajve, ndonëse nuk ka deklarata ksenofobe.
Zdravkova theksoi se në nivelin e Ballkanit Perëndimor, egzistonin iniciativa që do të lehtësonin aksesin në tregun e punës, për shkak të nevojës për punëtorë.
Sikurse shton, e tillë ishte iniciativa e Ballkanit të Hapur, e cila, shton, duhej të lehtësonte lëvizjen e para së gjithash prani më të madhe të lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë.
"Megjithatë, u përballëm me situatë tjetër ku, në vend të lëvizjes më të madhe në nivelin e Ballkanit Perëndimor, nisën të vinin shtetas nga Nepali, Bangladeshi, India, nga vende krejtësisht të ndryshme. Pastaj erdhi deri në situatën ku, në vend që të qëndronin këtu, sfida e migrimit të ligjshëm çoi në migrim të paligjshëm, sepse sipas njohurive dhe raporteve të MPB, egziston numër i madh punëtorësh të regjistruar që në fakt punuan këtu për një farë kohe, por menjëherë u larguan nga vendi dhe më pas shkuan, supozoj, në Europë", tha Zdravkova për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të saja, për çështjen e shtetasve të huaj, duhet të merren parasysh dy gjëra: nevoja për punëtorë nga njëra anë dhe nga ana tjetër menaxhimi i migrimit.
"Që të mbahet parasysh aspekti i sigurisë, sesa i përmbushin tek ne kualifikimet, sa u duhet të qëndrojnë është shumë e rëndësishme, nëse ne si pritës kemi mjaftueshëm njerëz që do të angazhohen të gjitha me synim shmangien e ardhjes së punëtorëve të huaj për të qenë dominant në tregun vendas të punës", tha ajo. Shtoi se kuotat nga ana e Agjencisë së Punësimit janë rritur.
"Nëse kuota ishte 7,000, mendoj se tani ka arritur deri në 20,000 punëtorë të huaj që mund të jenë të pranishëm këtu, përfshirë edhe ata të të Bechtel dhe Enka. Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, patëm Rezolutë për Migracionin që rregullon këtë lëvizje, si do të menaxhohet, sepse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria janë përgjegjëse dhe që ndjekin atë pjesë. Dhe në proçes hartohet Rezoluta e re për Migracionin për të cilën mendoj se nevojitet të kihet parasysh atë që përmenda për punëtorët që vijnë", tha Zdravkova.
Kushtet për qëndrim, thotë Zdravkova, përcaktohen nga Ligji për të Huajt dhe shtoi se egziston qëndrim i përhershëm dhe i përkohshëm.
Sipas fjalëve të saj, tek shumica e popullsisë së Maqedonisë së Veriut egzistojnë paragjykime për shtetasit e huaj.
"Zakonisht egzistojnë paragjykime, se të huajt do të vijnë dhe do të na marrin vendet e punës. Është e justifikuar të kesh frikë se demografia mund të ndryshojë në një farë mase, sepse vërtet ka numër të madh të të huajve që ndodhen këtu prej kohësh. Mendoj se shteti duhet t’a marrë parasysh këtë edhe kur miraton lejet dhe lejeqëndrimet", theksoi ajo.
Vlerësoi se është mirë që nuk ka më deklarata ksenofobe ndaj tyre.
"Çështja e migrimit nuk aktualizohet mjaft dhe mendoj se këtë shteti mund ta shmangë deri diku. Kështu që shumë pak përmenden dokumentet strategjike që duhen hartuar për integrimin e të huajve, që shumë prej tyre të jenë të pranishëm këtu, të kenë akses tek të drejtat themelore, sepse kur ata tashmë banojnë ligjërisht këtu, nuk duhet të ketë asnjë lloj diskriminimi në lidhje me të drejtat që u takojnë ligjërisht, sipas konventave ndërkombëtare", tha Zdravkova.
Kjo e fundit tha se është mirë që në Maqedoninë e Veriut nuk ka incidente të mëdha, sikurse ishte rasti në Mal të Zi, megjithatë theksoi rëndësinë e parandalimit.
"Ndaj duhet të egzistojnë kontrolle sigurie për personat që vijnë tek ne", konkludoi Zdravkova.
0 komentet