Zyra për K&M: Plaçkitja e shtëpisë së Ratomir Trajkoviqit në Ugljare, shembull më shumë se në çfarë kushtesh të rënda jetojnë sërbët

Obijena kuća Trajkovića u Ugljaru
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se mbrëmjen e djeshme në fshatin Ugljare në Fushë Kosovë u bastis dhe u plaçkit shtëpia e Ratomir Trajkoviqit prej të cilës u morën gjëra të çmueshme, ndërsa mobiljet u dëmtuan nën mesazhin se ky është një tjetër shembull i kushteve të vështira në të cilat jeton populli sërb në Kosovë.

Zyra në deklaratë thekson se Trajkoviq është banor që merret me blegtori dhe fiton me ndershmëri, vëren se shtëpia e tij është gjendur në shënjestrën e hajdutëve kur u kthye nga dasma dhe gjeti gjëra të thyera, të shpërndara.

Kujtohet se kjo është shtëpia e dytë sërbe që bastiset dhe plaçkitet në Fushë Kosovë ditët e fundit, pasi më herët në shënjestër të hajdutëve është gjendur shtëpia e Jordan dhe Sllobodanka Ristiqit në këtë qytet.

“Ndonëse të dy incidentet u denoncuan në të ashtuquajturën Policinë Kosovare, autorët nuk janë gjetur, ashtu sikurse as në rastet e shumta, pronat e sërbëve kanë qenë në shënjestër“ vërrehet nga Zyra për K&M.

Theksohet se kjo është provë më shumë se në çfarë kushtesh jeton populli sërb.

“Këto shembuj tregojnë se në çfarë kushtesh të rënda jeton populli sërb në Kosovë e Metohi, ku shpesh është nën shënjestrën e incidenteve dhe sulmet ndaj tyre nuk zbardhen dhe as marrin epilog adekuat”, shtohet në deklaratë.