Bashkëpunimi rajonal në pikën fillestare: Tensionet në Kosovë dhe perspektiva e Procesit të Berlinit
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 14 tetor në samitin në kuadër të procesit të Berlinit. Pas paralajmërimeve ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për shkeljen rregullave të Cefta, samiti i ardhshëm për shumë, është një nga më të pasigurtit. Çfarë atmosfere mund të mbizotërojë në takimin e ardhshëm, sa reale janë pritshmëritë për rezultatet e ardhshme por edhe mundësia e përjashtimit të Prishtinës nga ky process, për Kosovo Onlajn kanë komentuar analistë kryesorë nga i mbarë rajoni.
Shkruar nga: Petar Rosiq
Ndërsa Gjermania përgatitet për 14 tetorin kur do të jetë mikpritëse e samitit me rastin e 10-vjetorit të platformës së lidhur me BE për bashkëpunim të nivelit të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari gjerman Manuel Zaracin ka vizituar dy herë Kosovën.
Me rastin e vizitës së tij, Zaracin bëri analizë të detajuar të situatës momentale dhe sfidave me të cilat po përballet Kosova në kontekstin e Samitit të Berlinit dhe të ardhmes së Procesit të Berlinit. Ai paralajmëroi se nëse vazhdon me ndalimin e importit të mallrave nga Sërbia, Kosova mund të përballet me përjashtimin nga CEFTA.
"Kosova mund të ndeshet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore dhe ndëshkime të tjera nëse vazhdon të ndalojë importet nga Sërbia", tha Zaracin.
Ky i fundit shprehu shqetësimin se nëse samiti i Berlinit i 14 tetorit nuk arrin të sigurojë treg të përbashkët rajonal, ideja e "Ballkanit të Hapur" mund të ringjallet.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rode më herët tha se Zaracin kishte thirrur kryeministrin kosovar Albin Kurti që të heqë bllokadën e vendosur në qershor të vitit 2023 për importin e produkteve me origjinë sërbe, për të cilin Zaracin thotë se bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe pengon Cefta.
Në këmbim të heqjes dorë nga bllokada, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA nga ana e misionit kosovar në KB, UNMIK do të përfaqësonte veten veçse veten.
Përkundër paralajmërimeve të Gjermanisë, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se Qeveria e Kosovës vendimin për ndalimin e mallrave sërbe, e ka marrë “për arsye sigurie” dhe se do të dalë jashtë fuqisë kur për këtë të krijohen kushtet.
Docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Marko Dashiq vlerëson për Kosovo Onlajn se Procesi i Berlinit mund të jetë ngjarje e mirë diplomatike për qetësimin e tensioneve në rajon, por nuk beson se do të sjellë ndonjë rezultat të rëndësishëm diplomatik.
Dashiq bën të ditur se të gjithë janë të vetëdijshëm tek problemet në organizatat ekonomike rajonale multilaterale dhe kujton se egziston “madje dhe sanksione të mençura ndaj Albin Kurtit”, të cilat tashmë janë në nivel diplomatik në formën e gjuhës së ashpër të deklaratave. Duke komentuar bllokadën e Ceftës për shkak të politikës negative të ndjekur nga Prishtina, ai shprehet se nuk është i sigurt për përfundimin.
“Procesi i Berlinit është platformë rreth së cilës egziston një konsensus të të gjitha vendeve të rajonit, në dallim prej disave sikurse janë deklaruar, kompetitivë, sikurse Ballkani i Hapur, kështu që procesi i Berlinit me të vërtetë mund të jetë një ngjarje e mirë diplomatike për qetësimin e tensioneve, por larg kësaj do të na sjellë rezultate të rëndësishme diplomatike”, konkludon bashkëbiseduesi ynë.
Bashkëpunëtori i Institutit për Shkenca Humane nga Vjena, Ilir Deda, ka shprehur shpresën se Kosova deri më 14 tetor dhe samitin jubilar të Procesit të Berlinit, do të përmbushë kërkesat e Gjermanisë dhe do të zhbllokojë marrëveshjen CEFTA në mënyrë që rajoni të vazhdojë të zhvillohet.
“Ndaj presim 14 tetorin. Të shofim. Unë jam mbështetës i asaj që Kosova të përmbushë kërkesat e Gjermanisë për zhbllokimin e Ceftës dhe vendimeve të tjera që pritet të jenë pjesë e samitit të 14 tetorit”, thotë ai.
Ky i fundit beson se pas kësaj, rajoni do të hyjë në një fazë më të mirë.
“Unë mendoj se pas kësaj do të hyjmë në një fazë më të mirë dhe përsa i përket dialogut, hajde pra të presim. Askush nuk di asgjë, ka shumë spekulime, por do të doja të besoja më shumë në rezultat pozitiv në javët e ardhshme, sesa negativ”, thotë Deda.
Ekonomisti nga Prishtina Safet Gërxhaliu sqaron për Kosovo Onlajn se synimi i të gjitha iniciativave që bashkëpunimi ekonomik duhet të shfrytëzohen si urë lidhëse të njerëzve dhe qytetarëve pas luftës.
“Problemi më i madh rreth kësaj është se disa njerëz ende nuk e kuptojnë se çfarë domethënie ka bashkëpunimi ekonomik në atë drejtim. Pas atij pakti të stabilitetit të vitit ‘99, ne patëm në vitin 2006 Cefta e cila ishte dritare e hapur për bashkëpunimin rajonal, si ekonomikisht dhe politikisht social të integruar. Pas Ceftës, keni dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (KBR), me rëndësi të madhe disa parametra të caktuara të bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Dhe pikërisht për këtë bashkëpunim tek Cefta dhe KBR kemi atë procesin e Berlinit ku Kosova paraqitet si partnere e barabartë në të gjithë atë domenin e Ballkanit Perëndimor”, bën të ditur Gërxhaliu.
Ky i fundit shton se rëndësia e Procesit të Berlinit është se përveç iniciativave të ndryshme, ka dhe fuqinë financiare të mbështesë apo financuar të gjitha ato projekte në Ballkanin Perëndimor.
“Sipas kësaj, nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe bashkëpunimit, nuk ka alternativë veç eliminimit të gjitha atyre barrierave”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se Cefta është e lidhur ngushtë me procesin e Berlinit.
“Egzistojnë tri rregulla domethënëse për t’u implementuar pikërisht si produkt i këtyre iniciativave, e këto janë axhenda e gjelbër, liria e lëvizjes së njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve dhe gjëja më e rëndësishme çka do të jetë prioriteti i të gjitha prioriteteve, është tregu i përbashkët rajonal. Dhe pastaj lind pyetja, nëse ne kemi këto barriera, si do të implementohen” thotë ai.
Vetëm faktin se rreth këtyre barrierave nuk diskutohen nga Sërbia, Kosova dhe Maqedonia, por nga shtetet europiane të zhvilluara ekonomikisht si Gjermania që e shikon si moment të ri pozitiv.
“Sigurisht që do të vijë zgjidhja. Nëse jo gjatë këtij procesi të Berlinit ku do të festohet 10-vjetori i themelimit, sigurisht së shpejti kjo duhet të jetë e kaluara”, sjpreh bindjen ai.
Pyetjes nëse është e mundur që Kosova të përjashtohet nga kjo iniciativë, Gërxhaliu thotë se egzistojnë disa alternativa.
“Si e para, Kosova nuk ka atë fuqi të luajë këtë politikë refuzuese, të refuzojë çdolloj propozimi si nga Amerika dhe nga Bashkimi Europian dhe e dyta, nuk mundet që Kosova të ngadalësojë funksionimin e Cefta dhe të procesit të Berlinit. Aty ka disa alternativa. E para është se Cefta do të ecë pa Kosovën, e dyta është formula e re 6 minus 1 dhe e treta është se do të forcohet idenë e Ballkanit të Hapur”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit vëren se nuk egzistojnë vetëm barriera mes Kosovës dhe Sërbisë, por dhe mes Sërbisë dhe Malit të Zi, por dhe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“Sipas kësaj, ne nuk mund të flasim prreth tregut të përbashkët rajonal kur tashmë ne kemi këto barriera dhe kur kësaj i shtojmë se ka probleme të tjera, që qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Bosnjë apo nga Bosnja në Kosovë, atëherë lind pyetja se se cili është qëllimi i gjithë asaj që po ndodh. Mendoj se çdo proces integrues rajonal duhet të depolitizohet, që ekonomia të jetë çelësi i afrimit dhe që ekspertët ekonomikë të kontribuojnë më shumë”, konkludon Gërxhaliu.
Drejtoresha e Institutit për Politikë Europiane në Shkup, Simonida Kacarska, vlerëson për Kosovo Onlajn se barrierat tregtare të cilat i ka vendosur Prishtina, sigurisht që nuk shikohen në dritën positive dhe se nuk do të ishte e pabesueshme të shikohej skenari në të cilin pesë vende të cilat do të ishin pjesmarrëse apo në cilat marrëveshje do të fokusoheshin gjatë samitit.
“Histori e madhe është e kësaj iniciative që përmes bashkimit të ekonomik të këtyre vendeve, përmes krijimit të tregu të përbashkët ekonomik që u nënshkrua si dokument dhe projekt, do të krijojmë kushte që të gjithë të përparojnë ekonomikisht dhe kjo do të kontribuojë në pajtimin e rajonit, çka të gjithë e dimë se është e nevojshme. Sigurisht, përfitim më të madh do të ketë ekonomia më e madhe në BE nëse është kjo çështja. Por qëllimi është në fakt që të kemi të gjithë, sepse baza dhe motivimi i këtij procesi, është shumë i ngjashëm me atë të Bashkimit Europian, pra përmes bashkimit ekonomik të ish-armiqve apo vendeve që nuk kishin lidhje ose i kanë prerë ato, që të kontribuojnë në afrimin e mëtejshëm”, thotë ajo për Kosovo Onlajn.
Vetë potenciali ekonomik i tregut rajonal nuk është revolucion dhe nuk do të na bëjë të pasur, vlerëson ajo, por sigurisht që do të kontribuojë në integrimin në BE.
“Nuk duhet të harrojmë se kjo në fakt është pjesë e këtyre iniciativave, pra tregu i përbashkët ekonomik është kyç si pjesë e atyre shtyllave të iniciativave të reja të BE, pra planit të rritjes. Plani i rritjes ka katër shtylla, prej të cilave i dyti është pikërisht ajo çka mbështete procesi i Berlinit çka do të thotë se aty bëhet kusht për vetë integrimin europian”, bën të ditur.
Ajo thotë se samiti i ardhshëm me gjasa do jetë një nga samitet më sfidues.
“Është mjaft i tensionuar, kjo është e qartë për të gjithë. Në rastin më të keq, Kosova me gjasa nuk do të merrte pjesë sipas skenarëve aktualë. Dhe në skenarin e dytë ku do të ishin Kosova dhe Sërbia, do të ishte mjaft e tensionuar. Sigurisht që kjo nuk do të jetë shenjë e mirë as për 10 vjetorin e këtij procesi, as për kapacitetin e mbarë rajonit, sepse ndoshta dhe vendet e tjera, përveç atyre që sapo përmenda, do të ulen mënjanë. Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se është shumë e vështirë që mbarë rajoni të përparojë pa e zgjidhur ato konflikte” përfundon Kacarska.
Analisti politik nga Tirana Skredjan Dhuli thotë për Kosovo Onlajn se Kosova po vuan nga pasojat ekonomike si pasojë e politikave të këqia të Albin Kurtit.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në konflikt permanent me të gjithë anëtarët e faktorit ndërkombëtar. Besoj se loja e tij është tërësisht e gabuar pasi kjo është ajo që është. Kjo është pasi ai konflikt si me diplomatët amerikanë si me diplomatët europianë, ka shkaktuar papërgjegjshmëri të madhe nga ana e Kurtit dhe ky është çmim mjaft I madh për Kosovën. Për gati katër vite të pushtetit të vet, ndodhën pakësime drastike të investimeve të huaja në Kosovë, çka do të thotë se faktori ndërkombëtar nuk ndikon vetëm tek ana politike, por dhe konflikti me të ka dhe pasoja ekonomike”, thotë bashkëbiseduesi nga Tirana. Ai beson se nuk përjashtohet që Kurti si pasojë e kësaj të përjashtohet nga Cefta.
“Jam më i prirur të besoj se në këtë moment kjo është e mundur të ndodhë ose ndoshta Kurti do të marrë paralajmërimin e fundit, megjithëse jam i sigurt se do të vijojë të ndjekë axhendën e tij majtiste mjaft propagandistike. Duke pasur parasysh zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm, do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim. Besoj se Kosova nuk ka të ardhme politike, ekonomike dhe siguri nëse veprimet e saja nuk i koordinon me faktorin ndërkombëtar, me ata që janë realisht ‘prindërit’ e Kosovës”, bën të ditur ai.
Dhuli shton se Sërbia ka përfituar më shumë nga procesi i Berlinit ndonëse duhej të ishte Kosova.
“Sërbia sot prezantohet si viktimë dhe ky është rezultat i konfliktit të Albin Kurtit me Perëndimin, për të cilat theksoj se janë të papranueshme dhe tërësisht në dëm të Kosovës. Padyshim që Sërbia përfitoi më shumë nga procesi i Berlinit, ndonëse Kosova duhet të kishte fituar më shumë” thotë Dhuli.
komentet