Ksenofobia në rajon: A është e gatshme popullata të pranojë shtetas të huaj?
Shtetasit e huaj, shpesh nga vendet aziatike, shpeshherë mund të shikohen në rrethinën tonë. Shpërndarja, ndërtimi dhe shërbimi janë vetëm disa nga punët që kryejnë të huajt. Cilat janë kushtet për marrjen e lejeve të punës dhe qëndrimit dhe si shikohen ato nga popullsia vendase, flasin për Kosovo Onlajn njohës në rajon dhe sipas fjalëve të tyre, në varësi nga vendi, ndryshon dhe pikëpamja e vendasve për praninë në rritje të të huajve.
Shkruar nga: Milena Milladinoviq
Ndalimi i pothuajse 50 shtetasve turq në Mal të Zi, përfshirë dy që dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen në të cilën M.J podgoricas u plagos me thikë dhe anulimi i menjëhershëm i regjimit pa viza për shtetasit e atij vendi, ngriti çështjen e ksenofobisë në Ballkanin Perëndimor dhe nëse popullsia është e gatshme të pranojë praninë e vazhdueshme të të huajve në vendet e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, në Mal të Zi ka 13,000 turq, ndonëse shumë banorë të atij vendi gjatë muajve të verës ndanë përmbajtje në rrjetet sociale në të cilat paralajmëronin se qytetarët e atij vendi "e përmbytën" kryeqytetin, kështu që "ndihen më shumë sikur janë në Stamboll sesa në Podgoricë".
Gazetari i Juronjuz nga Mali i Zi, Marko Stojanoviq, në përgjigjen me shkrim për Kosovo onlajn, theksoi se pothuajse të gjithë qytetarët e huaj në atë vend kanë të përbashkët se janë më të fuqishëm se popullsia maxhoritare.
"Të huajt nisën të vinin në Mal të Zi masivisht qysh prej pavarësisë në vitin 2006. Në fillim ishin rusët, e më pas në valën e dytë, mbërritja e rusëve dhe ukrainasve ishte e dukshme, gjatë konfliktit në Ukrainë. Pas tyre, në valën e tretë, filluan të vinin shtetasit e Turqisë dhe Azerbajxhanit, të cilët u përjashtuan nga vizat. Ajo çka është e përbashkët për pothuajse të gjithë të huajt, është se pothuajse paguhen më mirë nga shtetasit malazezë. Megjithatë, ndonëse ndikuan ndjeshëm në pamjen ekonomike të Malit të Zi, raporti i popullsisë vendase ishte mjaft liberal ndaj tyre", tha Stojanoviq.
Sikurse shtoi, deri në incidentin e fundit, shtetasit e huaj në Mal të Zi nuk kishin probleme.
"Mali i Zi priti refugjatë dhe gjatë luftërave të viteve '90, çelën dyert për të gjithë ata që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të luftës. Pra, në thelb në Mal të Zi të huajt nuk kishin pothuajse asnjë problem. Gjithçka ndryshoi disa javë më parë, kur gjatë një sulmi u plagos podgoricasi. Sikurse thanë raportet e para, për agresorët dyshohej se ishin shtetas të Turqisë. Më vonë doli se ata ishin shtetas të Azerbajxhanit dhe ajo që e nxehu më tej atmosferën ishte fakti se deri në arrestimin e parë (rezultuan të jenë njerëz të pafajshëm), kishin kaluar më shumë se 24 orë nga sulmi e kështu qytetarët ishin të revoltuar dhe nga toleranca e policisë", tha Stojanoviq.
Sipas fjalëve të tij, pas një jave përleshjesh në rrugë, situata u kthye shpejt në normalitet.
"Në thelb, shtetasit e huaj në Mal të Zi jetojnë pa probleme, pas atyre javëve përleshjesh në rrugë dhe momenteve të frikës ku njësoj ndjeheshin si tek shtetasit vendas, ashtu edhe ata të huaj. Por sot situata është kthyer në normalitet dhe konfliktet etnike kanë mbetur vetëm episod i shëmtuar në jetën e përditshme", theksoi bashkëbiseduesi ynë.
Gjatë dhjetë viteve të kaluara, theksoi Stojanoviq, të huajt në Mal të Zi mund të "blenin" shtetësinë, pra me blerjen e pasurive të paluajtshme, mund të fitonin shtetësinë.
"Efektet e programit të shtetësisë ekonomike janë se më shumë se dy mijë të huaj nga 73 vende blenë shtetësinë malazeze bazuar në investim prej 250 milionë eurosh", u shpreh Stojanoviq.
Prania e punëtorëve të huaj në periudhën e fundit është e dukshme në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga Shqipëria, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, deri në Sërbi dhe sipas fjalëve të bashkëbiseduesve tanë, popullsia është-pak a shumë-e gatshme t'i pranojë ata. Paragjykimet egzistojnë, por edhe kuptimin se për migracionin duhet të kompensohet fuqia punëtore.
Migrimi legal dhe i parregullt
Drejtori i Qendrës për Mbrojtje dhe Ndihmesë për Kërkuesit Azilantë në Sërbi Radosh Gjuroviq në deklaratë për Kosovo Onlajn, vlerëson se vendet e rajonit janë të hapura për ardhjen e fuqisë legale punëtore por që popullsia është e shqetësuar se në cilën mënyrë punëtorët e huaj do të integrohen në shoqëri.
Gjuroviq thotë se duhet të ndahet migrimi legal nga ai i parregullt.
“Migrimi jo i rregullt janë ata që vijnë njerëz pa viza, vijnë që të shpëtojnë kokën, më shpeshh si refugjatë apo azilkërkues. Migrimi legal nënkupton migrim i dëshiruar nën leje adekuate për qëndrim dhe punë. Ky ishte rast me shtetasit turq në Malin e Zi. Dhe në vendet e tjera të Ballkanit, egziston një pamjaftueshmëri kronike e fuqisë punëtore dhe në këtë kuptim të gjitha këto vende tentojnë që të tërheqin punëtorë të rinj që do të mbushnin vendet bosh”, ka thënë Gjuroviq.
Ky i fundit shtoi se mes tyre Sërbia është një prej vendeve e cila tani po shqyrton intensivisht dhe po merret me këtë rast.
"Vitin e kaluar, mbi 100,000 leje pune u janë dhënë të huajve. Këtë vit pritet numër i ngjashëm dhe këto shifra nuk do të ulen as vitet pasuese sepse egziston mungesë kronike e fuqisë punëtore në shumë profesione. Në këtë kuptim, Sërbia dhe vendet e rajonit po shqyrtojnë rritjen e migrimit të fuqisë punëtore", tha Gjuroviq.
Kur diskutohen kushtet për qëndrim të punëtorëve të huaj në Sërbi, Gjuroviq spegon se proçedura për ardhje në Sërbi është e qartë.
"Për të ardhur në Sërbi, duhet të aplikoni për leje pune e qëndrimi. Në këtë, rol domethënës luajnë dhe agjencitë e punësimit, qoftë në vendin e origjinës, por edhe agjencitë e punësimit nga Sërbia, të cilat gjejnë klientë, pra punëdhënës, të cilëve u mungon fuqia punëtore. Ato krijojnë atë kontaktin e parë dhe vendosin lidhje me vendet e origjinës nga të cilat kërkohen punëtorë. Kur ata vijnë këtu, shumë shpejt jepet leje qëndrimi dhe leje pune në priudhën tre muajore ku nuk do të ishte më e lehtë angazhimi i këtyre njerëzve dhe sjellja e tyre në Sërbi" tha Gjuroviq.
Ky i fundit preçizon se punëdhënësi është i detyruar t’u sigurojë akomodim punonjësve.
Megjithatë, nënvizoi se egziston trend që punëtorët e huaj të qëndrojnë për një kohe, por më pas shkohet deri në daljen e tyre.
"Ata vijnë këtu, por për shkak të afërsisë me Unionin Europian dhe asaj që të gjithë do t’a konsideronin si port të sigurt, largohen, sepse besojnë se Unioni Europian ofron kushte më të mira. Shumë prej tyre zhduken, sërish vijnë në kontakt me kontrabandistët dhe përpiqen të vazhdojnë sërish, shpeshherë ilegalisht e pastaj, këtu nuk ka më dallim mes këtij migrimi ilegal dhe migrimit të ri të Sërbisë drejt Unionit Europian. Ky është problem kronik", tha Gjuroviq.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e shumicës së popullsisë në Sërbi ndaj të huajve, thekson se këtu dallon pikërisht raporti ndaj grupeve të ndryshme të të huajve.
"Kur bëhet fjalë për refugjatët, njerëzit që ikin prej luftës, dhunës, qoftë Sirisë, Irakut madje dhe Ukrainës, pala jonë tregon shkallë të lartë mirëkuptimi. Empatia me gjasa egziston dhe për shkak të kontekstit tonë historik, ajo çka kemi mbijetuar së fundmi nga lufta, bombardimet, refugjatët dhe në këtë kuptim kuptojmë se përse vijnë njerëzit", tha ai.
Megjithatë, sikurse shton, gjithnjë e më pak mirëkuptim për fuqinë punëtore legale, pra për punëtorët e huaj.
"Vërejmë se qytetarët gjithnjë e më shumë kanë pyetje, kanë frikë se do të ngelen pa punë, se kërcënohen nga konkurrenca që vjen nga jashtë. Ashtu sikurse i shqetëson dhe mënyra e integrimit të këtyre njerëzve që janë të pranishëm tashmë gjithnjë e më shumë si shoferë dhe si persona shërbimi... Do të ketë gjithnjë e më shumë prej tyre në vend dhe në Beograd. Kjo krijon shqetësim. Qytetarët pyesin nëse këta njerëz dhe në cilën mënyrë do të integrohen. Që të jetë e gjithë e suksesshme nevojitet që të kihet plan adekuat dhe të ndërmerren masa intensive që këta njerëz në një mënyrë të integrohen çka mendoj se mungon në këtë moment. Por theksoj se egziston pakënaqësi tek popullsia vendase kur bëhet fjalë për fuqinë punëtore të huaj dhe të ligjshme që vjen këtu", konkludoi Gjuroviq.
Proçes normal
Sociologu Jeton Brajshori thekson se ardhja e punëtorëve të huaj është proçes normal duke patur parasysh se të rinjtë e Kosovës largohen jashtë vendit e për pasojë Kosova ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore.
“Duke pasur parasysh se të rinjtë tanë largohen jashtë vendit për të punuar, normalisht pritet që të vijnë disa njerëz që duan të punojnë këtu në Kosovë. Kryesisht ata vijnë nga India, Bangladeshi dhe nga ndonjë vend tjetër aziatik. Duhet të kemi parasysh sesi pritet ajo në vendet e tjera, e kështu që duhet t'i trajtojmë edhe ata që vijnë tek ne, t 'i presim mirë dhe të bashkëpunojmë me ta", tha Brajshori për Kosovo Onlajn.
Duke theksuar se nevojiten lejet e punës dhe ato të qëndrimit që shtetasit e huaj të punojnë në Kosovë, Brajshori thotë se në Prishtinë një numër i madh njerëzish, kryesisht nga Azia, punojnë në ndërtim.
Sikurse shtoi, procedurat për marrjen e këtyre lejeve nuk janë të vështira.
Sipas fjalëve të tij, reagimet e qytetarëve të Kosovës ndaj punëtorëve nga vendet e tjera në fillim nuk ishin të mira, por tashmë e kuptojnë se Kosovës i nevojitet fuqi punëtore.
"Në fillim, nuk kishte reagime të mira, por me kalimin e kohës, kuptuan se duhet të pranojmë të rinj, ashtu sikurse dhe ne punojmë jashtë vendit, këtyre njerëzve u nevojitet punë, ndaj erdhën këtu. Ndoshta disa frikësohen dhe rebelohen, sepse nuk ka punë dhe punojnë për paga të ulëta dhe ky do të jetë problem i vogël, por besoj se do të kalojë shpejt", u shpreh Brajshori.
Paragjykimet
Koordinatorja e projektit në Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe pjesë e Këshillit Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin, Irena Zdravkova, beson se, për çështjen e shtetasve të huaj, duhet të merret parasysh aspekti i sigurisë, si dhe se shumica e popullsisë e Maqedonisë së Veriut ka paragjykime ndaj të huajve, ndonëse nuk ka deklarata ksenofobe.
Zdravkova theksoi se në nivelin e Ballkanit Perëndimor, egzistonin iniciativa që do të lehtësonin aksesin në tregun e punës, për shkak të nevojës për punëtorë.
Sikurse shton, e tillë ishte iniciativa e Ballkanit të Hapur, e cila, shton, duhej të lehtësonte lëvizjen e para së gjithash prani më të madhe të lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë.
"Megjithatë, u përballëm me situatë tjetër ku, në vend të lëvizjes më të madhe në nivelin e Ballkanit Perëndimor, nisën të vinin shtetas nga Nepali, Bangladeshi, India, nga vende krejtësisht të ndryshme. Pastaj erdhi deri në situatën ku, në vend që të qëndronin këtu, sfida e migrimit të ligjshëm çoi në migrim të paligjshëm, sepse sipas njohurive dhe raporteve të MPB, egziston numër i madh punëtorësh të regjistruar që në fakt punuan këtu për një farë kohe, por menjëherë u larguan nga vendi dhe më pas shkuan, supozoj, në Europë", tha Zdravkova për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të saja, për çështjen e shtetasve të huaj, duhet të merren parasysh dy gjëra: nevoja për punëtorë nga njëra anë dhe nga ana tjetër menaxhimi i migrimit.
"Që të mbahet parasysh aspekti i sigurisë, sesa i përmbushin tek ne kualifikimet, sa u duhet të qëndrojnë është shumë e rëndësishme, nëse ne si pritës kemi mjaftueshëm njerëz që do të angazhohen të gjitha me synim shmangien e ardhjes së punëtorëve të huaj për të qenë dominant në tregun vendas të punës", tha ajo.
Shtoi se kuotat nga ana e Agjencisë së Punësimit janë rritur.
"Nëse kuota ishte 7,000, mendoj se tani ka arritur deri në 20,000 punëtorë të huaj që mund të jenë të pranishëm këtu, përfshirë edhe ata të të Bechtel dhe Enka. Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, patëm Rezolutë për Migracionin që rregullon këtë lëvizje, si do të menaxhohet, sepse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria janë përgjegjëse dhe që ndjekin atë pjesë. Dhe në proçes hartohet Rezoluta e re për Migracionin për të cilën mendoj se nevojitet të kihet parasysh atë që përmenda për punëtorët që vijnë", tha Zdravkova.
Kushtet për qëndrim, thotë Zdravkova, përcaktohen nga Ligji për të Huajt dhe shtoi se egziston qëndrim i përhershëm dhe i përkohshëm.
Sipas fjalëve të saj, tek shumica e popullsisë së Maqedonisë së Veriut egzistojnë paragjykime për shtetasit e huaj.
"Zakonisht egzistojnë paragjykime, se të huajt do të vijnë dhe do të na marrin vendet e punës. Është e justifikuar të kesh frikë se demografia mund të ndryshojë në një farë mase, sepse vërtet ka numër të madh të të huajve që ndodhen këtu prej kohësh. Mendoj se shteti duhet t’a marrë parasysh këtë edhe kur miraton lejet dhe lejeqëndrimet", theksoi ajo.
Vlerësoi se është mirë që nuk ka më deklarata ksenofobe ndaj tyre.
"Çështja e migrimit nuk aktualizohet mjaft dhe mendoj se këtë shteti mund ta shmangë deri diku. Kështu që shumë pak përmenden dokumentet strategjike që duhen hartuar për integrimin e të huajve, që shumë prej tyre të jenë të pranishëm këtu, të kenë akses tek të drejtat themelore, sepse kur ata tashmë banojnë ligjërisht këtu, nuk duhet të ketë asnjë lloj diskriminimi në lidhje me të drejtat që u takojnë ligjërisht, sipas konventave ndërkombëtare", tha Zdravkova.
Kjo e fundit tha se është mirë që në Maqedoninë e Veriut nuk ka incidente të mëdha, sikurse ishte rasti në Mal të Zi, megjithatë theksoi rëndësinë e parandalimit.
"Ndaj duhet të egzistojnë kontrolle sigurie për personat që vijnë tek ne", konkludoi Zdravkova.
Qëndrim liberal
Qëndrimi i Shqipërisë ndaj shtetasve të huaj është mjaft liberal për shkak të nevojës që vendi ka për punëtorë nga vende të tjera, vlerëson për Kosovo Onlajn analisti politik nga Tirana Ben Andoni.
Andoni për zhvillimet në Mal të Zi me shtetasit turq, vuri në dukje se Shqipëria ka raporte të mira politike me Turqinë dhe se tashmë shtetasit e këtij vendi kanë qenë të pranueshëm nga ana e shumicës së popullsisë.
“Egziston qëndrim mjaft liberal i Shqipërisë rreth nevojës që vendi ynë ka për punëtorë nga vende të tjera dhe kryesosht këta punonjës janë nga vendet aziatike. Shfrytëzohet fuqi e lirë punëtore dhe përdoret edhe përshtatja kulturore e Shqipërisë me këto vende. Përsa i përket shtetasve turq, egziston një lloj mirëkuptimi, sepse Turqia ka lidhje historike me Shqipërinë dhe ka gjithnjë e më shumë shtetas turq në Shqipëri, çka ndodh dhe për shkak të marrëdhënieve politike që egzistojnë mes dy vendeve. Egzistojnë shumë elementë mirëkuptimi dhe nuk besoj se egziston ndonjë pengesë për turqit këtu. Kjo është kështu për tani”, tha Andoni.
Ky i fundit tha se deri tek ndryshimi mund ecet kur Shqipëria të mbyllë kapituj të caktuar negociatash me BE.
“Do të shikoni se çfarë do të ndodhë kur Shqipëria të nisë të mbyllë kapitujt e negociatave, sikurse këtë e bëri Mali i Zi. Mali i Zi ka mbyllur shtatë kapituj dhe përgatitet për kapituj të tjerë. Vetëm kur të vijë ai moment, do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare-nëse do të bëjë ndryshime në politikën e vet ndaj Turqisë për hir të integrimit europian, apo jo", shtoi bashkëbiseduesi ynë.
Duke folur për rolin e rëndësishëm të Turqisë në Ballkanin Perëndimor, Andoni theksoi se ksenofobia në rajon ka rrënjë të thella.
Sipas fjalëve të tij, vendosja e regjimit të vizave për shtetasit turq prej autoriteteve në Mal të Zi, ndikoi në marrëdhëniet midis dy vendeve.
"Politika e qeverisë malazeze jo vetëm që çoi në vendosjen e regjimit të vizave, por krijoi përshtypjen në Ballkan se diçka po ndodh. Egziston justifikim zyrtar i Malit të Zi për këtë qëndrim. Kjo do të thotë se Mali i Zi, si vend që ka ecur më tej se të tjerët në Ballkan në rrugën drejt integrimit europian, duhet të përshtasë politikën e vet në lidhje me regjimin e vizave me vendet e tjera të BE. Megjithatë, në këtë rast, krijohet përshtypja se incidenti ndikoi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Malit të Zi, ndërsa këto marrëdhënie kanë 140 vjet histori. Kjo çoi deri tek perceptimi se në Ballkan kjo lloj ksenofobie mund të krijohet edhe në vende të tjera", theksoi Andoni.
0 komentet