Synimet e Kosovës për 2025: Çfarë është e arritshme?

Kosovo i organizacije
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Hyrja në Këshillin e Europës dhe Nato si dhe marrja e statusit të kandidatit për anëtar në Unionin Europian, ngelen synimet e Kosovës dhe në vitin 2025. Duke marrrë në konsideratë procedurat anëtarësuese, çeljen e portës së NATO dhe shkalla e re e eurointegrimit, sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, vështirë se do të arrihet ndërkohë që ngritja e traut në KE ngelet e lidhur me çështjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Të gjitha së bashku do të ishte më lehtë nëse Kosova do të mund të njihej nga të gjitha shtetet brenda BE apo njohjen nga Sërbia çka sikurse beson një prej bashkëbiseduesve tanë, është me të vërtetë synimi themelor i Kosovës.  

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Qysh në ditën e parë të 2025. Presidentja kosovare Vjosa Osmani, uroi Poloninë për marrjen e presidencës së Këshillit të Europës dhe tha se erdhi koha që Kosovës t’i dorrëzohet statusi kandidat për anëtarësi në BE.

Anëtarësia e Kosovës në Këshillin e Europës si prioritet i detyrës së saj, e ka theksuar dhe ministrja e punëve ta jashtme Donika Gërvalla Shvarc, ndërkohë që në radhët e opozitës në vend të parën vendoset NATO. 

Kështu, si prioritet për Kosovën në këtë moment, deputeti i PDK Enver Hoxhaj shikon anëtarësimin në NATO dhe marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësi të reja në organizma ndërkombëtarë. Anëtarësia në Nato është imperative për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai këtë madje e premtoi se nëse fiton në zgjedhje, do t’i ofrojë planin për anëtarësi në NATO në harkun e një viti. 

Çfarë nga këto ambicie është arritur?

Kërkesa për anëtarësi të Kosovës në Unionin Europian, është dorrëzuar qysh në vitin 2022. Sipas vlerësimit të politikologut Ognjen Gogiq, BE gjatë 2025 me gjasa nuk do t’a vendosë në rendin e ditës çështjen e dhënies së statusit kandidat Kosovës, për të mos shkaktuar ndasi brenda Unionit pasi me këtë vendim nevojitet konsensus nga të gjitha palët, ndërsa pesë prej tyre as nuk e njohin fare Kosovën. 

“Për Kosovën është kyçe të marrë njohje nga shtetet që nuk e njohin në Bashkimin Europian dhe NATO. Kryesisht ato shtete, e më pas të gjitha të tjerat. Ajo dëshiron të bëhet anëtare me të drejta të plota në bashkësinë ndërkombëtare dhe këtë mund t’a bëjë vetëm kur të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, dhe në këtë kuptim, synim imediat për Kosovën, është njohja nga ana e Sërbisë. Ky është qëllimi themelor në të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdimisht e thekson dhe për të cilin flet shumë hapur, se ai dëshiron marrëveshje për njohje reciproke, sepse është i vetëdijshëm se pa njohjen e Sërbisë, Kosova nuk do të njihet as nga shtetet e tjera që atë nuk e njohin”, thotë Gogiq për Kosovo Onlajn. 

Megjithatë pasi Kosova, sikurse thotë është e vetdijshme se nuk mund të marrë njohje eksplicide prej Sërbisë për të cilën Albin Kurti flet për përdorimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit të vitit 2023 që janë të nënshkruara, që bashkësia ndërkombëtare i ofroi interpretimin se Sërbia më në fund e njohu Kosovën, të paktën defakto. 

Synimi alternativ në këtë qëllim, beson Gogiq, është anëtarësimi në organizmat ndërkombëtarë: Këshillin e Europës, Nato, Unesko dhe Interpol. 

“Me gjasa gjatë vitit 2025, Kosova do të tentojë të riaktivizojë përpjekjet për hyrje në KE me ndërmjetësimin e aleatëve të saj edhe pse kanë shfrytëzuar shumë kredite. Synimi është dhe NATO, por aty gjithashtu problemi është tek mosnjohja sepse për pranimin e saj nevojitet konsensus. Për Këshillin e Europës nuk nevojitet konsensus, mjafton 2/3 por nuk ka as aty. Aty përherë dhe synimet që figurojnë gjatë gjithë këtyre viteve, si hyrja në UNESKO dhe Interpol, por edhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë në favor të Kosovës dhe nuk ka vullnet të madh sa çka patur më herët që Kosova të pranohet”, vlerëson bashkëbiseduesi ynë.

Sipas vlerësimeve të profesorit të historisë politike në Prishtinë Blerim Canaj, Kosova edhe gjatë këtij viti si synim kryesor ka anëtarësinë në Këshillin e Europës dhe arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësi në Unionin Europian. 

Përsa i përket Këshillit të Europës, sikurse thotë, Kosova duket se duhet të përcjellë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe për t’u vlerësuar në Gjykatën Kushtetuese.  

“Të gjithë e dimë qe pa këtë nuk do të ketë ndonjë shanc”, ka thënë Canaj për Kosovo Onlajn. 
Kur është fjala për hyrje në BE, rruga do të jetë e vështirë dhe e gjatë pasi Kosova ka mjaft gjëra për të mbyllur. 

Marrja e statusit të kandidatit për BE nuk është e mundur pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve, ndërsa ambasadori i Sërbisë në Greqi Nikolla Nedeljkoviq thotë për Kosovo Onlajn se Greqia si një nga pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën brenda Unionit Europian, këtë çështje e përjeton fort problematikore pasi Athina ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me Beogradin. 

Ai, nuk beson që Greqia gjatë vitit 2025 të shkojë në atë që në cilëndo lloj mënyre të mbështesë pavarësinë e Kosovës. 

Pavarësisht nga ajo që Athina dhe Prishtina nivelin e ngritjes së zyrave e ka ngritur në aspektin ekonomik dhe që egzistojnë dhe tentativa që t’a ngrenë dhe në atë politik, kjo, thotë Nedelkoviq, nuk do të ndryshojë qëndrimin e Greqisë.  

“Greqia sikurse e shikoj gjatë 2025, do të mbajë të njëjtin qëndrim dhe besoj se do jetë dhe më tej mjaft miqësore ndaj Sërbisë” ka thënë Nedelkoviq. 
Marrëdhëniet Greqi-Sërbi, shton ai, bazohen jo vetëm në miqësi shumëshekullore mes dy popujve, por dhe në raportet politike të nivelit më të lartë mes presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis. 

“Gjithashtu dhe çështja qipriote që ka ngarkesa tek populli grek, sikurse dhe raportet e kishës ndaj çështjes së Kosovës e Metohisë, nuk lejojnë establishmentin politik grek që është nën presionin e vazhdueshëm të opinionit publik, të ecë në cilado hapa që do të kontribuonin në pavarësinë e Kosovës e Metohisë dhe mbështetjen në kuadër të Unionit Europian në këtë çështje. Përmes historisë është dëshmuar që dy popujt janë miq, politika është në nivelin më të lartë, kishat kanë raporte të bashkëpunimit të nivelit më të lartë. Kështu që nuk besoj se Greqia gjatë 2025, do të mbështesë në çdo lloj mënyre Kosovën dhe Metohinë” bën të ditur Nedelkoviq. 

Deri tek karrikja në Këshillin e Europës, Kosova ka bërë rrugë të gjatë vitin e kaluar pasi Asambleja Parlamentare e KE, miratoi Opinionin e Raportueses për Kosovën, Dora Bakojani ku rekomandoi pranimin e saj si anëtare por që ngeci tek Komiteti i Ministrave. Në të përfaqësohen të 46 shtetet anëtare, ndërsa për vendim për pranim për anëtar të ri, nevojitet shumica e 2/3 të anëtarëve pra votat e 31 shteteve. 

Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe ishte një nga tre kushtet fillestare të Bakojani që Kosova të pranohej në këtë organizatë dhe sipas vlerësimeve të anëtares së delegacionit të Kuvendit të Sërbisë në APKE Dunja Simonoviq Bratiq, nëse draft-statuti i BKS do të dorrëzohet formalisht tek Gjykata Kushtetuese në vitin 2025, kjo nuk do të thotë se historia e BKS ka mbaruar, pasi pas kësaj, sikurse thekson, duhet të pasohet nga zbatimi dhe zhvillimi në terren.

Nëse Prishtina pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, do të dorëzonte draft-statutin europian tek Gjykata Kushtetuese dhe nëse pas kësaj brenda Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës do të arrihet shumica e nevojshme për vendimin për pranimin e Kosovës, ky organ rreth kësaj mund ta votojë në maj ose në fund të vitit kur mbahen mbledhjet e rregullta të Komitetit. Por, sikurse thotë Simonoviq Bratiq, nuk do të thotë se nuk do të mund të caktohej ndonjë takim i jashtëzakonshëm nëse aleatët e Kosovës të kenë dëshirë të madhe për t'i ndihmuar.

Ajo thekson se edhe tani egziston synimi që në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare, të ndihmohet Albin Kurti që të fitojë zgjedhjet, kështu që Kosovës do t’i sigurohej statusi i të ftuarit special në Këshillin e Europës, pasi kjo është vendosur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe jo në Komitetin e Ministrave.

“Ky është statusi i shteteve që janë në rrugën e pranimit në Bashkimin Europian ose në rrugën e pranimit në Këshillin e Europës, por që kanë ende statusin e shteteve. Si të tillë, ato nuk mund të votojnë në APKE por mund të marrin pjesë në komitete të paraqesin rezoluta ose amendamente dhe të marrin pjesë aktivisht në grupet e punës dhe komitete” ka thënë Simonoviq Bratiq për Kosovo onlajn. 
Plani është, sikurse thotë ajo, që Kosova të sigurojë këtë status gjatë seancës së janarit të Asamblesë Parlamentare të KE, duke ditur se ajo përfundon në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. 
Prishtina, vlerëson Simonoviq Bratiq, do të përpiqet sigurisht që gjatë 2025, të vulosë hyrjen në Këshillin e Europës, por sikurse kujton dhe gjatë 2024, mendohej se kjo punë mbaroi por diplomacia sërbe dhe udhëheqësia, bërën që Kosova të qëndrojë jashtë kësaj organizate.