Prifti Vukomanoviq: Objektivi i vandalëve nuk janë vetëm kishat ortodokse, por dhe shtëpitë e banorëve
Sulmet e shpeshta ndaj objekteve fetare në fshatrat e Kosovës qëndrore ndikojnë negativisht tek popullsia vendore, tha prifti Vlladan Vukomanoviq pasi kisha e Shënjt së Dielës në Gushtericën e Epërme u bastis duke vënë në dukje se shpesh në objektivin e vandalëve janë dhe shtëpitë e banorëve ortodoksë.
Prifti kujton se ky është sulmi i tretë i vandalëve në periudhën e kaluar.
"Pasi bastisën kishën e Martirit të madh Shenjt Dhimitri në Dobrotin, autorë të panjohur rreth orës 21 të mbrëmjes erdhën në Gushtericën e Epërme fiks në kishën e Martires së Madhe të Shënjt së Dielës dhe me objekt metalik thyen derën e hyrjes, bëhet fjalë për levë. Hyrën në kishë dhe thyen tryezën në të cilën ndodheshin të hollat e shitjes së qirinjve dhe mallrave të tjera të ekspozuara në kishë. Më pas shkuan në altar dhe aty këto objekte të shenjta u zhvendosën me shpresën për të gjetur para. Dua të them se ky në muajin e fundit është akti i tretë vandal sipas radhës çka ndikon mjaft negativisht tek popullsia vendore në Kosovën qëndrore", tha at Vukomanoviq.
Ai theksoi se rasti u denoncua tek Policia Kosovare.
"Është kryer hetim dhe shpresoj që autorët të nxirren para drejtësisë në afaat të shkurtër kohor. Dhe shpresoj që raste të tilla të mos ndodhin më", tha ai.
Ai vëren se aktet e shpeshta vandale ndikojnë negativisht tek besimtarët.
"Ndikojnë mjaft negativisht tek besimtarët, sepse objektivi i vandalëve nuk janë vetëm kishat ortodokse, por edhe shtëpitë e banorëve ortodoksë. Pra, ndodhi e njëjta dhe në muajt e mëparshëm ku u bastisën shtëpitë e besimtarëve dhe banorëve tanë vendas", tha prifti.
Që kisha u bastis, e vuri re i pari kishtari Shujica Petkoviq.
"Kur erdha në orën nëntë dhe i’u afrova portës, vura re që kisha ishte e hapur. Mendova se pata harruar t’a kyçja, kur u afrova, vura re që ishte bastisur. Telefonova priftin të vinte dhe ai menjëherë e denoncoi në polici, policia erdhi menjëherë", tha Petkoviq.
Sikurse bën të ditur, autorët ridrejtuan kamerat dhe rrëzuan prozhektorin.
"Levizën kamerën lart, mund t’a shikoni. Dhe pastaj thyen derën, u përpoqën një herë dhe e thyen herën e dytë. Morën atë çka morën. Paratë dhe ikonat nuk i prekën a nuk e dinin? Morën vetëm para nga shitja e qirinjve", tha Petkoviq.
Vetëm dy ditë më parë, në fshatin fqinj Dobrotin, u bastis kisha e Shënjt Dhimitrit, prej së cilës hajdutët morën kutinë e mbushur me kontribute vullnetare.
Gjithashtu, në Dobrotin, më parë në ambulancën dhe kopshtin e fshatit një person shkroi grafite "UÇK", "Shqipëria" dhe "Free Gaza”.
Në Skulanevë pranë Lipjanit, në dy raste nga varri i të ndjerit Ivica Talliq u hoq flamuri sërb dhe autorët e panjohur dëmtuan edhe gardhin në varrezat ortodokse në atë vend.
0 komentet