Arsiq: Pronarët e shtëpive në Ujman një shkëndijë shprese, por jo mjaftueshëm për gjumë të qetë

Gazivode reportaža 15 08 2026
Burim: Kosovo Online

Avokat Predrag Arsiq, që përfaqëson disa familje pronarë të objekteve në bregun e liqenit të Ujmanit, tha se ekipi i tij ligjor do të vijojë të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike në dispozicion por theksoi se rasti i Ujmanit sipas mendimit ët tij, nuk është vetëm çështje ligjore.

Afati që institucionet e përkohshme në Prishtinë u dhanë sërbëve për t’u larguar nga shtëpitë në bregun e Ujmanit skadoi dje dhe Arsiq për RTS tha se në terren momentalisht situata është e qetë dhe se nuk ka vendim zyrtar për shembjet.

“Në Ujman tani është qetë. Vendim për prishje nuk morën. Momentalisht nuk ka fadroma por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë”, tha Arsiq.

Sipas fjalëve të tij pronarët e shtëpive kanë “një shkëndijë shprese” por jo mjaftueshëm për të bërë gjumë të qetë duke patur parasysh praktikën e deritashme ku sikurse thotë, tregon se vendimi për prishje nuk u është dhënë paraprakisht.

“Klientët tanë kanë shkëndijë shprese, por jo mjaft për gjumë të qetë sepse praktika e deritashme tregon se atyre nuk u është dhënë vendim paraprak për shembje, por kanë ardhur në orët e mëngjesit me mjete të rënda dhe u kanë dhënë afat të shkurtër kohor për t’u larguar”, tha Arsiq.

Sikurse sqaroi ky i fundit, ai afat derimë tani ka qenë gjithsej dy orë.

“Ky është dy orëshi, të mund të merrnin inventarin bazë dhe të nisnin me shembjet” shton Arsiq.

Ai tha se dy familje nga Gjykata në Prishtinë kanë kërkuar masë të përkohshme që do të ndalte shembjet por që kërkesa e tyre u refuzua.

Megjithatë, procesi kryesor gjyqësor vijon.

“Ne si ekip ligjor, me ngritjen e padisë, kërkuam edhe vendosjen e masës së përkohshme, për të ruajtur gjendjen faktike në terren, pra të objekteve. Megjithatë, ndonëse kjo nuk u arrit, për gjënë kryesore do të diskutohet ende”, tha Arsiq.

Veç procedurës civile para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ekipi ligjor nisi procedura të tjera.

“Veç procedurës civile që po zhvillojmë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ngritëm padi penale ndaj Faruk Mujkës, drejtorit të ‘Ibar Lepenc’, si dhe ndaj personave që asistuan në shembje”, tha Arsiq.

Arqiq shtoi se po zhvillohet procedurë administrative ndaj vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe se janë dorrëzuar dhe raportet në inspektoratin policor, inspektoratin e përgjithshëm dhe bordin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil.

Arsiq thotë se përfaqësuesit e “Ibar Lepenc” në seancën dëgjimore të 12 gushtit mohuan asistimin e tyre në shembjen e objekteve në Ujman apo se e kërkuan. Megjithatë, i referohet deklaratës së mëparshme të drejtorit të asaj ndërmarrjeje ku sikurse thotë, tha se asistoi në shembje dhe nisi procesin e heqjes së objekteve dhe shtëpive.

“Ata thanë se nuk asistuan në shembje dhe se nuk e kërkuan këtë gjë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin që vetë drejtori i tyre doli në publik dhe tha se asistoi në shembje dhe se nisi procesin e shembjeve të objekteve dhe shtëpive në bregun e Ujmanit”, spegoi avokati.

Ky i fundit pretendon se shembja nisi pa vendim zyrtar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mori vendim dy ditë më vonë.

"Ibar Lepenci” me rastin e pjesmarrjes në të gjithë këtë procedurë, hodhi disa hapa dhe nisi vetë shembjen dhe pa asnjë vendim filloi realizimin e synimeve të veta me vullnetin e vet”, tha Arsiq.

Sipas fjalëve të tij, vendimet e miratuara më pas lidheshin me heqjen e objekteve për shkak të ndërtimit të tyre të supozuar në zonë të mbrojtur. Arsiq beson se bëhet fjalë për tentativë për të justifikuar shembjet e kryera tashmë.

Shembja e shtëpive dhe objekteve të tjera në pronësi të sërbëve në Liqenin e Ujmanit, nisi më pak se një muaj më parë. Autoritetet qëndrore në Prishtinë dhanë urdhra për lirimin dhe zhvendosjen e 11 objekteve të reja në bregun e liqenit me pretendimin se ishin ndërtuar ilegalisht.

Deri më tani në bregun e liqenit të Ujmanit, u shembën 17 objekte mes të cilave dhe Moteli "Jezero".