Blinken: Kurti menjëherë të ndalë aksionet e dhunshme në veri dhe të fokusohet tek dialogu
Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, i ka bërë thirrje kryeministrit kosovar Albin Kurtit që të ndalë menjëherë aksionet e dhunshme në veri dhe të fokusohet sërish në dialog të cilin e udhëheq Bashkimi Europian.
Blinken nënvizoi se SHBA dënojnë aksionin e njëanshëm dhunues të cilën e ka ndërmarrë qeveria e Kosovës me qëllim që të hynin në godinat komunare në veri.
"Këto aksione janë në kundërshtim me sugjerimet e SHBA dhe BE. Këto aksione të panevojshme kanë çuar në rritje të tensioneve, minojnë përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe të SHBA me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit kosovar Albin Kurti që të ndërmarrë kurs tjetër dhe të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme që do të nxisin tensionet dhe promovojnë konflikte”, tha Blinken në deklaratë.
Ky i fundit ka shkruar edhe në Tviter ku ka nënvizuar se SHBA dënon ashpër aksionet e Qeverisë së Kosovës.
"Dënojmë me forcë aksionet e Qeverisë së Kosovës që përshkallëzojnë tensionet në veri dhe rrisin destabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit kosovar Albin Kurti që menjëherë të ndalojë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e udhëhequr nga BE" shkruan Blinken në Tvitter.
komentet