Burjani: Vendimi i KQZ ndaj Listës Sërbe i kundërligjshëm, nuk mund të ndodhte
Profesori i të drejtës Blerim Burjani vlerëson se vendimi i Komisionit Qëndror Zgjedhor që të mos lejonte publikimin e rezultateve të zgjedhjeve për Listën Sërbe nuk është sipas ligjit, duke kujtuar se KQZ nuk është organ politik por i administrimit zgjedhor.
Burjani për Kosovo onlajn thekson se nuk mund të ndodhte që KQZ të vepronte antiligjërisht. “Dhe KQZ e di që ky nuk është vendim profesional i bazuar sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Mendoj se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do t’a saktësojë këtë vendim organit administrativ dhe se KQZ duhet të implementojë këtë vendim” theksoi ai.
Burjani thekson se Komisioni Qëndror Zgjedhor di që Ligji dhe Kushtetuta duhet të respektohen.
“Edhe KQZ e di që nuk mund të stopojë këtë listë në mënyrë politike. KQZ duhet të respektojë Ligjin dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë veçse merr kohë pa arsye”, tha Burjani.
Lista Sërbe sot ankimoi tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor ku nuk publikoi rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor për këtë parti.
“Në emër të Listës Sërbe është dorrëzuar ankimimi në Panelin Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa kundër vendimit antisërb antiligjor dhe diskriminues nga ana e Komisionit Qëndror Zgjedhor në të cilën refuzohet publikimi i rezultateve finale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për partinë tonë, pra u mohohet vota 42.759 sërbëve” behet e ditur në njoftim.
komentet