Gjuriq me Jençën: Heqja e masave ndaj regjimit të Kurtit do të nënkuptonte pajtimin me axhendën e tij etno-nacionaliste

Marko Đurić sa Miroslavom Jenčom
Burim: Kosovo online

Ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq ka takuar sot Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin për Çështje Politike dhe Ndërtuese të Paqes, Mirosllav Jença, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Serbi dhe me atë rast ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e tendencave për heqjen e masave kufizuese të vendosura në Prishtinë.

Duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Serbi, Gjuriq theksoi se roli i Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë është i një rëndësie jetike, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.


Në këtë kuptim, ai shprehu shqetësimin për shfaqjen e tendencave për heqjen e masave kufizuese të vendosura në Prishtinë.

“Shfuqizimi i mundshëm i masave tashmë shumë të kufizuara dhe të pamjaftueshme të regjimit të Albin Kurtit do të nënkuptonte një pajtim të nënkuptuar me pasojat e agjendës së tij etno-nacionaliste, e cila për gati tre vjet ka qenë fatale për jetën dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, theksoi Gjuriq.

Ai shtoi se regjimi i Albin Kurtit duhet të sanksionohet, jo të shpërblehet dhe të tolerohet për sjelljen e tij të papërgjegjshme.


Gjuriq theksoi se kjo do të dërgonte një sinjal shumë të keq për rajonin se aktet e njëanshme, provokuese dhe të dëmshme të Prishtinës – duke përfshirë shkeljet më të rënda të të drejtave themelore të njeriut, presionet, abuzimet, dhunën brutale fizike dhe institucionale kundër serbëve dhe persekutimin e përgjithshëm sistematik të popullit serb – gëzojnë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë serbe rikujtoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të vazhdueshëm të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të aktiviteteve të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) në një fushëveprim të pazvogëluar dhe me mandat të pandryshuar.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe kreu i UNMIK-ut, Karolina Zijade, si dhe koordinatorja e re rezidente e OKB-së në Serbi, Matilda Mort, e cila para takimit pati një takim të veçantë me Gjuriq, gjatë së cilës ajo i dorëzoi ministrit një letër prezantuese dhe kështu zyrtarisht mori detyrën.