Hill për zgjedhjet në veri të Kosovës: SHBA dhe shumë vende të tjera besojnë se nuk është koha e duhur për t'i mbajtur ato

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill, ka thënë sot për “Blic” se çështja kryesore e bisedimeve në Bruksel më 2 maj është e ardhmja e bashkësisë serbe në Kosovë, por edhe se SHBA-të nuk ishin për zgjedhjet në Kosovë.

“Këtu në Serbi po mundohemi të jemi veçanërisht të përgatitur dhe të informuar sa i përket vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse ai do të merret me çështje kyçe dhe çështja thelbësore është e ardhmja e bashkësisë serbe në Kosovë”, tha Hill.

Kështu është përgjigjur ai në pyetjen për pritjet nga zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, duke shtuar se është më tepër një pyetje për Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Pas takimit të sotëm me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, Hill ka thënë:

“Ne duam të jemi sa më të përgatitur për dialogun dhe të marrim të gjitha informacionet e nevojshme nga autoritetet në Serbi.

Ai gjithashtu thotë se SHBA po shqyrton dhe vëzhgon të gjitha aspektet e zgjedhjeve që do të mbahet të dielën në zonat serbe.

Ai shton se koha më e mirë për të folur për to është kur të kenë mbaruar, dhe kur të shohim “çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

“Jo vetëm vendi im, por edhe shumë të tjerë, besojnë se nuk është momenti i duhur për t'i mbajtur ato, duke qenë se aktualisht jemi në një moment kritik, një moment domethënës për dialogun që po zhvillohet. Ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, tha Hill.

Zbatimi i marrëveshjes - testi më i rëndësishëm

Siç shtoi ai, testi më domethënës dhe më i rëndësishëm për të gjithë të përfshirë në këtë është zbatimi i asaj që është rënë dakord më herët.

"Bashkësia e komunave serbe do të jetë një test i aftësisë sonë për të arritur një marrëveshje. A jemi në gjendje t'i zbatojmë marrëveshjet pasi ato të jenë arritur. Tashmë janë bërë 10 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimi i marrëveshjes është i rëndësisë më të madhe. Si do të kenë besim njerëzit nëse nuk mund ta zbatojmë atë që u nënshkrua”, theksoi Hill.

I pyetur për komentin e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Borcan Harçenko, se ka mbetur i befasuar që ambasadori amerikan në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, “papritmas pyet pse nuk u formua kjo strukturë e BKS-së”, Hill tha se nuk komenton deklaratat e diplomatëve të tjerë dhe shton se mbetet i mendimit se duhet formuar “sa më shpejt, aq më mirë”.