Kfor: Koloneli Di Fiore viziton pjestarët në Mitrovicë-misioni optimizon pozitën, përgjegjësia ngelet e pandryshuar

Pukovnik Di Fiore posetio pripadnike Kfora u Mitrovici
Burim: Facebook

Komandanti i Njësisë Multinacionale Speciale (MSJ) të Kfor kolonel Xhianfranko Di Fiore vizitoi sot pjestarët e njësisë që veprojnë në Mitrovicë për të vërtetuar “nga dora e parë” profesionalizmin e tyre, gatishmërinë dhe kontributin e vazhdueshëm të këtij misioni të NATO.

Sikurse bëhet e ditur në njoftim, NJMS luan rol të rëndësishëm në gatishmërinë e Kfor që të mbetet e pranishme, e lëvizshme dhe e gatshme që të reagojë me siguri në zhvillimin e ngjarjeve.

Pjestarët e kësaj njësie kontribuojnë në ndërgjegjësimin e situatës dhe praninë e dukshme të KFOR, të gatshëm për të mbështetur misionin kudo që të jetë e nevojshme.

"Si komandant i NJMS, jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shikoj përditë tek stafi ynë. Ata e kuptojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe jam i bindur në gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të mbështetur misionin e KFOR", tha Di Fiore.

Në njoftim bëhet e ditur se kur KFOR optimizon pozitën e vet, përgjegjësia e tij mbetet e pandryshuar.

Kolonel Di Fiore u takua dhe me ushtarët e Ekipit për lidhje dhe vëzhgim (LMT) të K2 KFOR, duke njohur angazhimin e tyre për të ruajtur dialogun me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.

Shtoi se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e vet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999 për të kontribuar në mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo moment paanshmërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe EULEKS në rolet e tyre përkatëse si forca sigurie.