Kolumnisti kroat: Kurti gaboi nëse mendonte se Vuçiq do ta njihte Kosovën, po luan me zjarrin në veri

Željko Trkanjec
Burim: Reporteri

Kolumnisti kroat, Zhelko Trkanjec, duke komentuar depërtimin e forcave speciale në veri të Kosovës, ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka gabuar nëse ka menduar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do ta njohë Kosovën, transmeton Republika.

“Është një gabim i madh i Kurtit. Kosova po luan shumë me zjarrin. Është një vlerësim i gabuar që Serbia mund t'i njohë, sepse Vuçiq gjoja është i dobët”, tha Trkanjec.

Trkanjec thotë se kur edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja dërgojnë pothuajse të njëjtën deklaratë dhe thonë se qeveria e Kosovës është përgjegjëse për incidentin, është e qartë se situata nuk është e mirë.

Të premten, më 26 maj, ka ndodhur një aksion i dhunshëm dhe një depërtim i forcave speciale të Policisë së Kosovës në objektet e tri komunave në veri të Kosovës. Pas përpjekjeve të qytetarëve për të penguar hyrjen e policisë në objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë ndodhur përleshje, në të cilat policia ka përdorur gaz lotsjellës, tym dhe bomba shokuese.

Me atë rast, disa dhjetëra qytetarë u lënduan dhe policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale dhe futi kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë, që fituan mandate në zgjedhjet e fundit lokale të bojkotuara nga serbët dhe në të cilat dolën vetëm pak më shumë se 3 për qind e votuesve.