Lista Serbe hedh poshtë akuzat e Tomaniqit: Një tjetër gënjeshtër nga pasusesit e Kurtit
Lista Serbe sot ka hedhur poshtë akuzat e nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, se janë përgjegjëse për zjarrin që ka rënë në butikun e saj në Zveçan, duke theksuar se ky është “një tjetër insinuatë dhe akuzë e rrejshme e pasuesit të Kurtit”.
“Ne dënojmë ashpër insinuatat dhe akuzat e rreme të pasueses së Kurtit, Natasha Tomaniq, ndaj Listës Serbe dhe në lidhje me zjarrin në butikun e saj në Zveçan. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në komunat e tjera në veri të Kosovës dhe Metohisë, si në komunën e Leposaviqit, ku edhe pasuesit e Kurtit nga radhët e popullit serb kishin orgji dhe përdornin lëndë narkotike gjatë orarit të punës, shprehim dyshimin se motivi i mundshëm është llogaritja kriminale e këtyre fatkeqve të cilët pa asnjë reputacion në komunitet emërohen të dëgjojnë kryetarët e rrejshëm dhe të paligjshëm dhe në emër të Kurtit akuzojnë Listën Serbe”, thuhet në komunikatë.
Vetë njoftimi se në atë vend do të ndërtohet një objekt edhe më i madh me "njerëz nga jugu" dërgon mesazhin se zjarri mund të jetë një prelud për përdorimin e parave nga Prishtina për të ndërtuar një objekt më të madh pa asnjë leje, kush e di se çfarë qëllimi dhe se Lista Serbe po shahet politikisht për këtë dhe se po lajkatohet Albin Kurti, shtohet.
Lista Serbe tregon se është interesant fakti se Natasha Tomaniq, “si shefi i saj” Albin Kurti, e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi dhe rezultatet e shërbimeve të ekspertëve. Për më tepër, shtojnë ata, Kurti dhe Tomaniqi insinuojnë se e dinë se kush e ka kryer këtë akt.
“Në kohën kur ne po luftojmë për ruajtjen e popullit serb dhe kur presioni nga bashkësia ndërkombëtare ndaj regjimit në Prishtinë nuk ka qenë kurrë më i madh, kemi bërë thirrje për paqe shumë herë, të vetëdijshëm se ngjarje të tilla nuk janë në favor të popullit tonë, por fakti është se ata janë në favor të Kurtit për të larguar vëmendjen e publikut nga presioni nën të cilin është, dhe për të justifikuar praninë e trupave pushtuese në zonat serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thonë nga Lista Serbe.
komentet