Staroviq i thotë Zulfajt: Nuk ka në praktikë të drejta të garantuara të sërbëve në Kosovë, keni " harruar" më shume se 800 incidente
Ministri për integrimin europian të Sërbisë Nemanja Staroviq, reagoi ndaj publikimit të kryenegociatorit të Kosovës me BE Jeton Zulfaj, për të drejtat e "garantuara" të sërbëve në Kosovë, duke theksuar se këto të drejta mungojnë në praktikë dhe se Zulfaj "harroi" të përmendte më shumë se 800 incidente ndaj sërbëve në pesë vitet e fundit, si dhe refuzimin për të themeluar Bashkësinë e Komunave Sërbe.
“Të falenderoj shumë Jeton që ke vënë në dukje mbarë të drejtat që janë të garantuara për sërbët në Kosovë, por që definitivisht mungojnë në praktikë” shkruan Staroviq në rrjetin social “X“.
Staroviq vuri në dukje se ndonëse komuniteti sërb ka dhjetë vende të rezervuara në parlament, një vend “grabitet rregullisht për partinë simbolike sërbe e themeluar dhe e financuar nga kryeministri në mandatin teknik Kurti”.
Nga ana tjetër, vëren se e vetmja parti plotësisht legjitime që përfaqëson komunitetin sërb-Lista Sërbe, është e izoluar, e privuar nga anëtarët e komisioneve zgjedhore apo nga vendi i nënkryetarit të parlamentit krahinor.
"Ministër i garantuar-sërish në praktikë, Kurti emëron sërbin e tij simbolik në kabinet, ndonëse madje dhe e ashtuquajtura Kushtetutë parashikon qartë se ministri duhet të propozohet nga përfaqësues legjitimë të komunitetit sërb", deklaroi Staroviq.
Ministri konstatoi se deklarata se sërbët kanë vende të rezervuar për gjyqtarë në tre organet më të larta gjyqësore kosovare pikërisht ditën kur grupit të gjyqtarëve sërbë i’u mohua e drejta për t'u rikthyer në funksionet e tyre-duket si shaka e keqe.
"Kanali i vetë televiziv 'shtetëror'-kanal që emeton propagandën e kryeministrit të përkohshëm Kurti në 24 orë të ditës në javë. Njëkohësisht, populli sërb prej vitesh e ka të pamundur që të ketë të përditshmet nga Sërbia", kujtoi Staroviq.
Ky i fundit thotë se përmendja e të drejtës për të patur universitet publik, është shaka e keqe sepse sikurse pohon, Qeveria në mandatin teknik po bën gjithçka që mundet për të minuar dhe efikasisht të mbyllë Universitetin e Prishtinës i dislokuar përkohësisht në Mitrovicën e Veriut, i vetmi universitet sërb në krahinë.
"Veto për çdo ligj apo amendament kushtetues që ka të bëjë me të drejtat e tij-në praktikë, kjo e drejtë vetoje shpesh shmanget me abuzim procedural. Shembulli më i mirë është transformimi i të ashtuquajturës FSK në formacion që vepron si ushtri në gjithçka veç emrit", shkruan Staroviq.
Veç kësaj, ministri numëroi disa gjëra që Zulfaj "harroi t'i përmendte".
"Më shumë se 800 incidente kundër sërbëve në pesë vitet e fundit, si dhe 257 serbë të ndaluar nën akuza false. Vullneti i lirë nga forcat policore speciale, të militarizuara dhe monoetnike shqiptare në veri dhe ndërtimi i bazave të përhershme, që çojnë në frikësimin e përditshëm të popullsisë vendore sërbe, përfshirë ngacmimin seksual të grave. Ndalimi i dinarit sërb për të rënduar qëllimisht dhe rëndë ekonomikisht njerëzit më të prekur brenda komunitetit sërb. Shembja e shtëpive në pronësi të sërbëve ndonëse nuk janë përmbushur parakushtet ligjore. Së fundmi, refuzimi për krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ndonëse është pjesë thelbësore e Marrëveshjes së Brukselit e vitit 2013 dhe ligji për ratifikimin e asaj marrëveshjeje u miratua në parlamentin krahinor me shumicë prej dy të tretash", tha Staroviq.
Zulfaj më herët reagoi në rrjetin social "X" ndaj konstatimit të Staroviq se sërbët në Kosovë janë grupi etnik më i privuar nga të drejtat në Europën moderne, duke renditur të drejtat që u takojnë sërbëve në Kosovë.
"Kështu e quan ministri sërb për Integrimin Europian komunitetin që ka 10 vende të rezervuara në parlamentin tonë, një ministër të garantuar, vende të rezervuara gjyqtarësh në tre nga organet tona më të larta gjyqësore, kanalin e vet televiziv shtetëror, të drejtën për universitetin e vet publik dhe të drejtën për të vënë veton ndaj çdo ligji apo amendamenti kushtetues që ka të bëjë me të drejtat e tij. E gjithë kjo është shkruar në kushtetutë që kushdo mund t’a hapë e t’a lexojë. Dhe rreth privimit të drejtës së votës. Në Sërbi, adresat e shqiptarëve janë pasive e bashkë me to shkojnë dokumentet e tyre, kujdesi shëndetësor, arsimi dhe zëri i tyre. Komiteti sërb i Helsinkit e quan këtë "spastrim etnik me mjete administrative", shkroi Zulfaj.
Ky i fundit shtoi se "nuk është sepse Nemanja dhe Nemanjat në Sërbi nuk e dinë këtë. Kjo sepse nuk u intereson".
Staroviq dy ditë më parë, për shembjen e objekteve në Lagjen Boshnjake në Mitrovicën e Veriut, vlerësoi se Policia Kosovare po ndërmerr fushatë presioni e frikësimi me urdhër të Albin Kurtit dhe se ky rast është shembulli më i mirë i zbatimit selektiv të sundimit të ligjit dhe sërbët në Kosovë i etiketoi si grupi etnik më i privuar nga të drejtat në Europën moderne.
0 komentet