Palatova me Sveçlën: BE pret hetimin e rasteve të pretenduara të sjelljes joprofesionale të policisë

Eva Palatova i Dželjalj Svečlja
Burim: "X"/Eva Palatova

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE në Kosovë Eva Palatova theksoi gjatë takimit me ministrin e punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla se Unioni Europian pret që rastet e pretenduara të sjelljes joprofesionale të Policisë Kosovare të hetohen, si dhe shembjet eventuale të objekteve të ndërmerren në përputhje me ligjin dhe procedurat e përcaktuara.

Palatova në platfornën “X” vuri në dukje se me Sveçlën bisedoi për nevojshmërinë që institucionet e Kosovës të repektojnë sundimin e ligjit dhe multietnicitetin.

“BE pret që rastet e pretenduara të sjelljes joprofesionale të Policisë Kosovare të hetohen, si dhe shembjet eventuale të objekteve të ndërmerren në përputhje me ligjin dhe procedurat e përcaktuara”, vuri në dukje Palatova.

Kjo e fundit tha se BE mbështet rrugën europiane të Kosovës por që ajo duhet të bëjë pjesën e vet.
Kujtojmë se, Inspektoriati Policor i Kosovës i propozoi Policisë Kosovare pezullimin e dy policëve të Drejtorisë Rajonale Policore në Mitrovicën e Veriut për shkak të dyshimeve se kanë konsumuar veprën penale të “abuzimit me detyrën apo kompetencat publike“, në lidhje me incidentin në të cilin u plagos rëndë sërbi nga fshati Dren Nenad Rashkoviq.

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla, tha se opinioni publik në përfundim të hetimeve do të informohet për gjetjet dhe masat eventuale.

Unioni Europian reagoi më parë dhe për rastin e shembjeve të objekteve në liqenin e Ujmanit. Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Unionit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Anita Hiper deklaroi se Unioni Europian u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të tërhiqen nga çdo shembje e mëtejshme e objekteve në zonën e liqenit të Ujmanit dhe në bashkëpunim me banorët e prekur dhe qeverisjen vendore, të gjejnë zgjidhje të qëndruesshme ligjore.