Petkoviq me Lajçakun: Bisedë për tensionet e ngritura nga Kurti në komunat në veri

Lajčak i Petković
Burim: Instagram/petarpetkovic.kim

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirolsav Lajçak, me të cilin, tha ai, ka biseduar për raundin e ardhshëm të dialogu në Bruksel, si dhe situata politike dhe e sigurisë në KeM, me referencë të veçantë për tensionet e ngritura nga Albin Kurti në katër komuna në veri.

Petkoviq ka shkruar në Instagram se ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën e përditshme institucionale dhe çdo dhunë tjetër të ushtruar ndaj popullatës serbe nga regjimi i Prishtinës, si dhe veprimet e paarsyeshme dhe të njëanshme të politikanëve shqiptarë që kërcënojnë paqen.

“Sidomos në dritën e tentativave për marrjen me dhunë të komunave në veri të Kosovës dhe Metohisë, por edhe tentativave për shpronësim dhe marrje të paligjshme të tokës serbe, deri në shpërbërjen e njëanshme të Ekipit Drejtues për BKS”, deklaroi Petkoviq.

Beogradi, siç ka shkruar ai, as nuk dëshiron dhe as nuk ndërmerr hapa që mund të çojnë në tensione dhe kriza të reja në terren, por do të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin si vlerat më të larta.

“Përgjegjësia e vetme për shkaktimin e krizave është e Prishtinës. Përkundër të gjitha sfidave, do ta shpëtojmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq.