Radosavljeviq: Për shqiptarët gjykata dhe mbrojtja e të drejtave, për sërbët polici, fadroma dhe grushta në shtëpitë e tyre

MITROVICA
Burim: Kosovo Online

Deputetja e Listës Sërbe Jovana Radosavljeviq tha se në rastin e shembjes së objekteve në liqenin e Radoniqit afër Gjakovës dhe shembjen e objekteve në liqenin e Ujmanit janë dukshëm standarte të dyfishta ku organet kompetente as nuk tentojnë më që t’i fshehin.

“Ky rast tregon më së miri sesa vlejnë dallimet e standarteve për shqiptarët dhe sërbët në Kosovë e Metohi” shkruan Radosavljeviq në Fejsbuk.

Ajo dëfton se Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Gjakovës në vitin 2019, raportoi objekte të ndërtuara pa leje në pronën e saj dhe në zonën e mbrojtur çka Inspektimi e konfirmoi, por që objektet nuk u shembën menjëherë.

"Ata që i ndërtuan ato u mundësuan të kërkonin mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatave. Çështjet kaluan nëpër Gjykatat Themelore, të Apelit dhe të Lartë. Vetëm pasi u shteruan të gjitha instancat gjyqësore dhe u përfunduan procedurat e tjera, sot nisi shembja pas shtatë vitesh", vëren Radosavljeviq.

Ajo vëren se në Ujman është krejtësisht ndryshe-shtëpitë dhe objektet e tjera të sërbëve shemben bazuar në vendimin e kompanisë "Ibar-Lepenac", ndërsa procedurat gjyqësore në disa raste janë ende në proces, kështu që prona e sërbëve shembet para se të marrin mbrojtje finale gjyqësore.

"Kur shqiptarëve u lejohet të përdorin të gjitha mekanizmat ligjorë për vite me radhë dhe sërbëve u shemben pronat para nisjes apo finalizimit të procedurave gjyqësore, atëherë nuk mund të flasim më vetëm për praktika të ndryshme administrative. Ky është model i qartë diskriminimit etnik me standarde të dyfishta dhe urrejtjeje institucionalizuese ndaj sërbëve që është e paprecedent", tha Radosavljeviq.

Ajo vëren se, pikërisht kur ky model përsëritet, nga Brukseli mbërrin mesazhi se u përmbushën kushtet që Policia Kosovare të marrë urën e Ibrit, pasi KFOR po tërheq gradualisht praninë e vet.

Veç saj, kujton ajo, është njoftuar dhe siguriimi i Manastirit të Deçanit, një nga objektet më të mëdha të shenjta sërbe në Kosovë, çka do t'i besohet të njëjtës polici në të ardhmen.

Mekanizmat mbrojtës tërhiqen pikërisht në momentin kur sërbëve u nevojitet më shumë, ndërsa përgjegjësia u lihet atyre nga të cilët sërbët frikësohen më shumë, nënvizoi Radosavljeviq.

"Komuniteti ndërkombëtar i monitoron këto zhvillime nga java në javë, përmes njoftimeve, raporteve dhe konsultimeve. Ajo çka u nevojitet sërbëve nuk është vetëm monitorimi, por zbatimi i vazhdueshëm i standarteve të njëjta për mbrojtjen e pronës, të drejtave dhe sigurisë personale, të cilat, sikurse tregon rasti i Liqenit të Radoniqit, mund të sigurohen kur egziston vullnet i qartë dhe i paekuivok. Për shqiptarët, gjykatat, procedurat dhe mbrojtja e të drejtave. Për sërbët, shembjet, policia me armë tytëgjata, fadromat dhe grushtet në shtëpinë e tyre", konkludoi Radosavljeviq.

Në afërsi të Liqenit të Radoniqit, sot u shembën pesë objekte sepse, sikurse u vërtetua, ndodheshin ilegalisht në pronën e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të Gjakovës. Nga ajo ndërmarrje u njoftua se shembja nisi pasi të gjitha procedurat gjyqësore ishin finalizuar.

Nga ana tjetër, në periudhën e kaluar, u shembën mjaft objekte në pronësi të sërbëve në Liqenin e Ujmanit, mes të cilave dhe Motel "Jezero", ndonëse procedurat janë në proces. Shembja vazhdoi pavarësisht thirrjes nga BE drejtuar institucioneve të Kosovës për të ndaluar dhe në bashkëpunim me banorët e prekur dhe autoritetet vendore, të gjendej zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se kërkesat pronësore-juridike janë ende subjekt i procedurave gjyqësore.