Stankoviq: Politikë e papranueshme represive e autoriteteve të Prishtines ndaj sistemit tonë arsimor në Kosovë

Dejan Vuk Stanković
Burim: Print Screen/Nova S

Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Dejan Vuk Stankoviq dënoi ashpër veprimin e autoriteteve të Prishtinës dhe ndalimin e drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore sërbe, duke gjykuar se kjo është politikë represive e papranueshme ndaj sistemit tonë arsimor.

"Politika represive e autoriteteve të Prishtinës dhe Albin Kurtit ndaj sistemit tonë arsimor në Kosovë e Metohi dhe ndalimi i drejtorëve të shkollave sërbe, janë të papranueshme dhe përfaqësojnë formë tjetër të frikësimit të jetës sërbe dhe institucioneve sërbe. Pavarësisht kësaj, sistemi po funksionon dhe mësimi po zhvillohet sipas planit dhe programit të Republikës së Sërbisë", tha ministri Stankoviq.

Ai theksoi se shteti i Sërbisë vazhdon të kujdeset për çdo qytetar në çdo pjesë të territorit të tij.

"Asnjë proces i inskenuar dhe fushatë politike e autoriteteve të Prishtinës e drejtuar kundër institucioneve sërbe dhe sërbëve nuk do të na frikësojë. Ruajtja e institucioneve arsimore në Kosovë e Metohi është qëllimi dhe detyrimi ynë i përbashkët, si dhe mbijetesa dhe jeta normale e sërbëve në Kosovë e Metohi", tha ministri Stankoviq.

Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi sot paraburgimin deri në një muaj për shtatë sërbë, drejtorë të institucioneve shëndetësore e arsimore në Graçanicë, të dyshuar për veprën penale "shkelje e vullnetit të lirë të zgjedhësve".