Vuletiq: Serbët presin që bashkësia ndërkombëtare të veprojë në përputhje me fjalën e dhën
Sociologu Vladimir Vuletiq thotë për Kosovo online se bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre është zotuar se problemi me kryetarët shqiptarë në veri do të zgjidhet me procedurë urgjente dhe se së shpejti do të bëhet një vit që ky problem zvarritet ndërsa Prishtina vazhdimisht vë në dukje kushte dhe kërkesa të reja.
Shtrohet pyetja, thotë ai, se a do të paraqitej diçka e re si kusht edhe nëse qytetarët do të dilnin në referendum për largimin e tyre, kjo është një nga arsyet pse serbët, sipas tij, me të drejtë nuk duan të shkojnë në të.
“Ata presin që bashkësia ndërkombëtare të veprojë në përputhje me fjalën e tyre. Përveç kësaj, ka edhe arsye praktike për mos daljen në referendum që kanë të bëjnë me politikën e udhëhequr nga Albin Kurti, sepse gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të institucioneve të përkohshme, ai ka ndjekur politikën e presionit ndaj serbëve, të cilët pastaj ose shpërngulen ose kërkojn një lloj strehimi. Çështja është nëse ai referendum mund të realizohet dhe të paraqesë gjendjen reale në terren”, thotë Vuletiq për Kosovo online.
Nëse kryetarët shqiptarë qëndrojnë në detyrë, ai thotë se do të krijojë probleme praktike, sepse disa projekte të rëndësishme tashmë janë ndërprerë për bashkitë sepse nuk janë në interesin e tyre.
“Ata nuk janë emëruar për të udhëhequr një politikë nga e cila do të përfitojnë serbët. Për ndërtimin e rektoratit në Mitrovicën e Veriut, për shembull, janë ndarë mjete, por puna është ndërprerë. Si studentët ashtu edhe stafi mësimdhënës vuajnë dhe e gjithë kjo e vështirëson jetën normale të serbëve. Ajo që kam frikë është se së shpejti do të kemi një situatë të re në të cilën do të sulmohen institucionet arsimore, ndoshta edhe institucionet shëndetësore, në mënyrë të ngjashme me sulmin ndaj sistemit bankar”, thotë Vuletiq.
Në lidhje me qëndrimet e shprehura të SHBA-së dhe Gjermanisë se shprehin keqardhje për vendimin e partive serbe për bojkotimin e referendumit për shkarkimin e kryetarëve të komunës, Vuletiq thotë se ka dy qëndrime për atë që po ndodh në Kosovë.
“Për amerikanët dhe gjermanët, është në interes politika dhe sjellja e Kurtit sikur Kosova është shtet i pavarur dhe këto përpjekje për ta kornizuar të gjithën sikur problemi është te serbët. Këto dy vende do të donin që serbët të hynin në ato rrjedha 'normale' që ka një vend i pavarur. Nëse gjërat vendosen kështu, atëherë 'problemi janë serbët'. Por, nëse i vendosni gjërat ndryshe dhe ashtu siç janë, dhe sipas Rezolutës 1244, atëherë ato nuk mund të shihen në atë mënyrë. Mund të shtrojmë edhe pyetjen pse shqiptarët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në Serbi? Natyrisht, kjo është joreale, por atëherë le të pranojmë se ajo që presin nga serbët në Kosovë është gjithashtu joreale”, përfundon Vuletiq.
0 komentet