Zyra për KeM: Në vend që të festojnë në paqe festën e Shën Petkës, banorët e Suhodollit frikësohen

Obijena vrata na crkvi
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se vetëm dy ditë pasi ishte shkruar grafiti “UÇK” në ambulancën në vendbanimin e përzier Suhodoll, afër Mitrovicës Veriore, në të njëjtin vend gjatë natës është sulmuar edhe kisha e Shën Petkës, në prag të përkujtimit të festës së tempullit, dhe se incidentet e përmendura janë rezultat i retorikës ndezëse që vjen nga Prishtina.

Në vend që sot ta festojnë festën në paqe dhe gëzim, banorët e këtij fshati frikësohen me ankth nga sulmet dhe provokimet e reja dhe pyesin se pse nuk mund t'i festojnë në paqe festat e tyre fetare”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

Theksohet se Kisha Ortodokse Serbe është një nga shtyllat e mbijetesës së popullit serb në Kosovë, dhe kishat janë vendtakime dhe tubime të serbëve ku ata duhet të ndjehen të sigurt.

“Kisha e Shën Petkës ka qenë shpesh herë në shënjestër të vandalëve dhe ekstremistëve edhe më pare dhe në Suvi Do është sulmuar disa herë ambulanca. Fatkeqësisht, incidente si kjo tregojnë se deklaratat nxitëse nga Prishtina dhe prania e Policisë së Kosovës në veri vetëm sa i inkurajojnë rebelët që të sulmojnë objektet që janë me rëndësi jetike për mbijetesën e serbëve në vatrat e tyre shekullore”, thuhet në deklaratë.

Zyra për KeM rikujton se dera e kishës është thyer dhe qirinjtë janë përmbysur, dhe pamjen e pakëndshme e ka vërejtur për herë të parë prifti i asaj kishe, i cili u ngrit herët në mëngjes për t'u përgatitur për shërbesën e liturgjisë së shenjtë, dhe se menjëherë e ka denoncuar rastin në polici.