Vendoset sërish pllaka përkujtimore e gazetarëve të rrëmbyer Ranko Pereniq e Gjuro Sllavuj: Më kot shembni të vërtetën
Në vendin kur u panë për herë të fundit gazetarët e Radio Prishtinës Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq në rrugën Hoçë e Madhe-Zoçishte Komuna e Rahovecit, Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) dhe Shoqëria e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) përkujtuan sot 28 vite nga rrëmbimi i tyre dhe sërish vendosën pllakën përkujtimore e cila në fund të korrikut u shkatërrua për herë të nëntë nga autorë të panjohur.
Sllavuj dhe Pereniq më 21 gusht të vitit 1998 u nisën drejt Manastirit të Shënjtë Vraçës në Zoçishte. U panë në Hoçën e Madhe prej nga u nisën drejt Zoçishtes e pas disa kilometrash, hyrën në një rrugë të gabuar në të cilën i çoi drejt pjestarëve të UÇK. Prej atij momenti humbi çdo gjurmë e tyre, ndërsa familjet dhe kolegët deri më sot nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar rreth fatit të tyre.
Në kremtimin e përvjetorit të rrëmbimit, asistonin pjestarë të familjeve Pereniq e Sllavuj, miqtë dhe kolegët e tyre, ndërsa në vendin e rrëmbimit edhe këtë herë u shpalos banderola në të cilën shkruhej në sërbisht e shqip "Na i ktheni kolegët tanë".
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë, Zhivojin Rakoçeviq, theksoi se sot, për të dhjetën herë, po ngrihet monumenti i së vërtetës, profesionit, Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq.
"Por ne sot, më falni zonja Pereniq, familja Sllavuj, po i varrosim kolegët tanë për herë të dhjetë. Dhe e di që familjet, kolegët, miqtë këtë pllakë e perceptojnë si të vetmin monument mes ish jetës dhe zhdukjes. U zhdukën profesionistët, baballarët, njerëzit dhe nuk ka përrenj apo rrënoja në këtë zonë ku nuk kemi hyrë, duke shpresuar të gjejmë flamurin 128 me të cilin për herë të fundit janë parë në këtë vend. Ajo që po ndodh për herë të dhjetë nuk është më urrejtje, hakmarrje, komplot heshtjeje, problem institucional. Kjo është e keqe. Kjo është e keqe që ka shembur monumentin e njerëzve të pafajshëm për gati tre dekada. Çfarë do të ndodhë me ne? Çfarë do të ndodhë me këtë hapësirë nëse nuk kemi fije dhembshurie për të pafajshmit, për profesionistët, për baballarët, për gjyshërit? Çfarë do të ndodhë me të gjithë në këtë hapësirë nëse nuk keni trimërinë në zemër dhe t’i thoni vetes: ‘Lëreni këtë pllakë që ndan zhdukjen nga jeta” vuri në dukje Rakoçeviq.
Ky i fundit theksoi se Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë përsërit të njëjtën fjali: "Po i kërkojmë dhe do t'i kërkojmë deri sa të jemi".
"Të dashur miq dhe armiqtë e mi, më kot shkatërroni të vërtetën, ajo do të flasë nga ky gur, nga kjo pllakë, nga e vërteta dhe pafajësia. I jam përjetësisht mirënjohës Misionit OSBE i cili dëshmon vazhdimisht në Vjenë dhe në Prishtinë dhe në adresa të ndryshme europiane se sa e rëndësishme është të ruhet e vërteta për njerëzit e pafajshëm dhe profesionistët dhe për njerëzit e lirë”, tha ai.
Rakoçeviq theksoi se asgjë askund nuk do të bëhet asgjë nëse kjo e vërtetë nuk pranohet.
"Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë, pavarësisht se sa dikur shihet apo nuk shihet në të gjitha adresat e mundshme ndërkombëtare, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, përpiqet t’a bëjë këtë të vërtetë, jo vetëm për Pereniqin dhe Slavujin, por edhe për pesë sërbë të tjerë të rrëmbyer e të zhdukur dhe sërbë të vrarë, shtatë kolegë shqiptarë, tre gazetarë të huaj që janë zhdukur, përsërit, Nuk do të ketë fat në zonën ku ndoshta keni më shumë gazetarë të vrarë, të rrëmbyer dhe të zhdukur nëse këto fate nuk hetohen. Këtu është thelbi i këtij problemi. Dilni nga vetja, dëshmoni dhe thoni: 'Njerëzit kanë të drejtë për të paktën për pllakë përkujtimore, nëse u’a marrim të drejtën për varr'", tha Rakoçeviq.
Ninosllav Aleksiq, anëtar i hershëm i SHGS, theksoi se sot vështirë të jesh gazetar kudo në glob, veçanërisht në një zonë të rënduar nga e kaluara.
"Ju kemi borxh mirënjohjen dhe jemi të detyruar të jemi gjithmonë me ju sepse ju qëndruat me qytetarët tuaj, me popullin tuaj dhe informuat popullin dhe ndani fatin e asaj zone, fqinjëve tuaj, miqve, popullit tuaj dhe për këtë, u jemi mjaft mirënjohës”, u tha Aleksiq kolegëve gazetarë.
Ai theksoi se Sllavuj dhe Pereniq na kujtojnë postulatet themelore të gazetarisë.
"Sot, ne në Fejsbuk heqim, i transferojmë deklaratat dhe kështu kalon. Këta njerëz donin të ishin në vendngjarje, të ishin përfaqësues autentikë të dëgjuesve dhe lexuesve të tyre dhe të përcillnin atë atmosferë, të përcillnin atë që panë, çka sot në gazetarinë moderne është e rrallë. Dhe ata ndaj dhanë jetën e tyre dhe na treguan se sa e ndershme, por edhe e rrezikshme të merresh me këtë profesion që nuk mund të merret kushdo, vetëm ata që besojnë dhe që janë përzgjedhur. Dhe në fund, ajo çka do të thoja në emrin tim, si njeri dhe si profesionist për shumë vite-është shumë e lehtë t’a shembësh. Sigurisht, zotërinjtë që e bëjnë nuk do t’a dëgjojnë. Por është shumë e lehtë t’a shembësh materialisht, shpirtërisht, është shumë më e vështirë t’a ndërtosh", tha Aleksiq.
Shefi i Zyrës për Çështje Politike dhe Komunikimit të OSBE, Maid Konjhoxhiq theksoi se zhdukja e Sllavuj dhe Pereniq mbetet plagë e dhimbshme për familjet e tyre, kolegët dhe mbarë komunitetin sërb por dhe kujtesë për çmimin që gazetarët mund të paguajnë në kërkim për të vërtetën.
"Ky kremtim nuk është vetëm akt përkujtimi. Është mesazh i qartë dhe ky është që kërcënimet dhe frikësimet nuk duhet t’a mbysin të vërtetën, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën e gazetarëve. Kujtimi i gazetarëve të zhdukur ruan dinjitetin e tyre dhe konfirmon se e drejta e tyre për punë duhet të mbrohet. Familjet e Ranko Pereniqit dhe Gjuro Sllavujt, kolegët e tyre, meritojnë përgjigje. Zhdukja duhet të jetë objekt hetimi efektiv dhe përgjegjësit kur të konfirmohet përgjegjësia e tyre, duhet të ndiqen penalisht", tha ai.
Konjhoxhiq tha se procedurat transparente dhe të besueshme janë thelbësore për besimin e publikut dhe të të gjitha komuniteteve në sundimin e ligjit dhe se Misioni i OSBE është veçanërisht i shqetësuar për prishjen sërish të pllakës përkujtimore.
"Të tillë akt, Misioni i OSBE e dënon publikisht. Monumentet kushtuar viktimave dhe personave të zhdukur, duhet të respektohen e mbrohen. Ato janë vend kujtimi për familjet, miqtë, kolegët dhe mbarë komunitetin, por dhe kujtesë e përhershme e rëndësisë së gazetarisë dhe lirisë së medias. Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Shoqatën e Gazetarëve të Sërbisë të rregjistruar në Kosovë, për angazhimin e tyre dhe për kërkimin e së drejtës për kolegët e tyre dhe familjet e tyre. Rezistenca e tyre tregon përse kujtesa nuk duhet lënë në harresë”, tha Konjhoxhiq.
Ky i fundit theksoi se Misioni OSBE vlerëson dhe rezistencën e gazetarëve dhe profesionistëve të tjerë të medias, të cilët vazhdojnë të punojnë pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve.
“Puna e tyre është me interes jetik dhe meriton të gjithë mbrojtjen e mundshme”, tha ai.
Pllaka përkujtimore u ngrit për herë të parë në vitin 2012 pranë vendit të rrëmbimit për të ruajtur nga harresa këtë çështje të pazbardhur. Në të, në sërbisht dhe shqip shkruhet:
“Këtu më 21 gusht 1998 u rrëmbyen kolegët tanë gazetarë. Po i kërkojmë”.
Pllaka përkujtimore deri më tani është përdhosur dhe shembur nëntë herë, herën e fundit në fund të korrikut të këtij viti.
EULEKS në vitin 2017 konfirmoi se Pereniq dhe Sllavuj u rrëmbyen nga pjesëtarë të UÇK, pra ata i kërcënuan me armë dhe i çuan në drejtim të panjohur, por për mungesë provash, hetimet u ndalën.
Në periudhën mes viteve 1998 dhe 2005, ndërsa bënin punën e tyre, në Kosovë janë vrarë, rrëmbyer apo zhdukur 19 gazetarë dhe punonjës të medias.




0 komentet