Dëbimi i dinarëve (dhe i sërbëve) nga Kosova, veprim politik nën mantelin e ekonomisë

Dinar Evro ilustracija
Burim: Kosovo Online

Prej 1 shkurtit sipas vendimit të Bordit të Bankës Qëndrore të Kosovës, euro do të jetë valuta e vetme që do të lejohet për transaksione të të hollave si dhe në sistemin e pagesave në Kosovë. Nëse shkohet deri në zbatimin e këtij vendimi, sikurse thonë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, do të ndalet përdorimi i dinarit sërb në Kosovë, e kjo më së shumti do të krijojë probleme të panumërta në ekonomi, tek qytetarët më shumë tek ata sërbë, por edhe tek shqiptarët dhe të tjerët.

Nën goditje do të jenë të punësuarit në ndërmarrjet që janë të lidhura me Sërbinë dhe të cilat financohen nga buxheti i Sërbisë, ndërsa momentalisht është e panjohur se në cilin regjim dhe në cilën bankë nëse do të shkohet tek ky skenar, do të tërhiqen pensionet dhe asistenca sociale që vjen prej buxhetit sërb.

Hall tjetër për qytetarët ka shkaktuar edhe njoftimi prej Bankës Komerciale NLB e cila gjithashtu planifikon mbylljen e saj në Kosovë më 1 shkurt.

Ndonëse dhe pas bisedimeve të mbrëmshme me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Davos, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, deklaroi se informoi Brukselin për synimet e Prishtinës për të hequr transfertat e pagesave me Sërbinë dhe që shprehu besim se do të gjendet zgjidhje që nuk do të ketë kurrëfarrë pasoja, kjo nuk duket se po qetëson sërbët në Kosovë. Ndonjë prej tyre ku reporterët tanë kanë anketuar, thanë se vendimi i heqjes së dinarit do të sjellë kaos total në jetët e tyre ku dhe ashtu siç është, rezulton plot me halle. Ata besojnë se kjo ndoshta është situata më e rëndë derimë tani.

Drejtori i komanduar i Postës së Sërbisë Zoran Gjorgjeviq ka thënë për portalin tonë se Posta e Sërbisë do të përpiqet që të gjejë mënyrën për të vijuar shërbimet ashtu siç kanë qenë deri më sot. Sipas vlerësimit të tij, Prishtina dhe Albin Kurti dëshmojnë se ata nuk dëshirojnë që sërbët të egzistojnë në Kosovë.

Ai shton se pagat përmes Postës së Sërbisë i tërheqin të gjithë të punësuarit në institucionet që financohen nga shteti i Sërbisë dhe thotë se pikërisht janë të rrezikuar të gjithë ata që janë të punësuar në institucionet e Sërbisë. Çfarëdolloji transaksioni me dinarë, sqaron ai, mund të ndërmerret veçse në Postën e Sërbisë. Përdoruesit e Postës së Sërbisë, të gjithë qytetarët dhe shërbimet e tyre janë që nga transaksionet, pagat, pagesat, pensionet, asistenca sociale, aplikimi për pushime e deri tek dërgimi dhe marrja e pakove.

"Kjo është mjaft e rrezikshme, tregojnë fytyrën e vërtetë të institucioneve të përkohshme prishtinase dhe Kurtit i cili me këtë tregon se nuk dëshiron që sërbët të egzistojnë në K&M. Këtë mund t’a them me përgjegjësi edhe si ekonomist. 

Me heqjen e transaksionit të pagesës, mendoj se dëshiron t'i dëbojë sërbët nga K&M, por besoj se kjo nuk do të ndodhë” bën të ditur Gjorgjeviq.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd, Ljubodrag Saviq, ka thënë për Kosovo onlajn se egziston rrezik i madh për ekonominë dhe qytetarët nëse Kosova heq transaksionet e pagesave në dinarë, duke theksuar se veprim i tillë do të ishte katastrofik për ekonominë.

“Egziston rrezik edhe për ekonominë edhe për qytetarët. Për ekonominë para së gjithash sepse nuk mund të funksionojë normalisht. Pala kosovare ka qëllimet e veta dhe shfrytëzon çdo mundësi që t’i realizojë, ndërsa qëllimi themelor është që të mos ketë Sërbi dhe popull sërb në Kosovë. Kjo është gjëja themelore. Nëse hiqet transaksioni i pagesës, kjo do të jetë fatkeqësi. Nëse mbetet transaksioni i pagesës dhe p.r.sh hiqet dinari, kjo gjithashtu do të shkaktojë probleme të mëdha do të thoja në funksionimin e ekonomisë, ndërsa jo më pak i rëndësishëm është fakti se ky është presion i shtuar ndaj sërbëve që të mendojnë nëse ka më shumë vend ​​për jetë në Kosovë”, tha Saviq.

Ky i fundit beson se pasojat më të rënda do t’i ndjejnë qytetarët e punësuar në organet kalimtare sërbe në Kosovë të cilët marrin pagesat nga buxheti sërb.

“Njerëzit që punojnë në disa ndërmarrje që janë të lidhura me Republikën e Sërbisë dhe që financohen nga buxheti i saj, do të kenë probleme. Me aq sa arrita të kuptoja, e vetmja është Banka Komerciale që e ka bërë, ndërsa tani bëjnë të ditur se do të tërhiqen. Nëse nuk ka dinarë, atëherë do të jetë një vështirësi e madhe. Sigurisht kjo është e mundshme të zgjidhet me euro si valutë që egziston si në Sërbi ashtu dhe në Kosovë, por sërish duhet të jetë ndonjë bankë e cila kërkon të bashkëpunojë prsh me Qeverinë e Sërbisë dhe ministrinë përgjegjëse që paguan rrogat për mësuesit dhe punonjësit e tjerë. Me shumë mundësi do të jetë e nevojshme të gjendet ndonjë bankë që do të punojë si ndonjë ndërmjetësues", thotë Saviq.

Bashkëbiseduesi ynë thotë se ka parë një spegim se përse dinari nuk mund të jetë më në Kosovë.

“Siç thonë ata, për çdo palë valute vlen ligji. Pikërisht më intereson nëse ai ligj vlen edhe për euron. Domethënë, e gjithë kjo po bëhet me synimin për të krijuar presion shtesë. Ndoshta qëllimi kryesor nuk është që njerëzit të largohen sa më shumë prej Kosovës. Kjo është sigurisht e rëndësishme, por arsyeja e gjithë kësaj është presioni ndaj shtetit të Sërbisë që ky i fundit definitivisht të njohë palën kosovare si partnere të barabartë dhe të nisë t’a respektojë. Si pasojë e kësaj, sigurisht dhe njerëzit tanë prej këtej do të kenë probleme, ndërmarrjet tona dhe bankat tona, por që dëmin më të madh do t’a kenë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që janë të lidhur me Republikën e Sërbisë, pra që marrin rroga apo pensione nga Sërbia”, tha Saviq.

Kosova, siç thekson ai, mund të anulojë transaksionet e pagesave në dinarë brenda natës, nëse nuk mendon për pasojat sepse edhe ata do të kenë probleme për shkak të kësaj mase.

Nëse shkohet deri në heqjen e transfertave të pagave me Sërbinë dhe ndalimin e dinarit në Kosovë, sipas vlerësimit të kryetarit të Bashkësisë së biznesmenëve Sërbë nga Graçanica Sasha Sekulliq, do të shpërthejë katasrofë humanitare.

Ai për Kosovo Onlajn thotë se të moshuarit marrin pension nga Sërbia, por edhe të punësuarit në shëndetësi, mësuesit dhe shumë të tjerë nëpër institucione që marrin paga në dinarë.

“Sapo ka nisur viti i ri, fatkeqësisht, pas gjithë këtyre festave, sërbët pritën njoftimin për heqjen e transaksioneve të pagesave. Një lajm i keq, ashtu sikurse ishte lajm i keq dhe rreth ndalimit të mallrave sërbe, por ky është edhe më keq. Apeloj tek qeveria në Prishtinë që të mos e bëjë këtë, në biznesmenëve e po ashtu ftoj të gjithë përfaqësuesve politikë sërbë që prej sot të bisedojnë me faktorët ndërkombëtarë, madje edhe me përfaqësuesit e qeverisë në Prishtinë, që të mos shkohet deri tek ky vendim” tha Sekulliq.

Ky i fundit theksoi se nëse shkohet deri në heqjen e pagesave me Sërbinë, do të ndodhë katastrofë humanitare.

“Do të përmend qytetarët më të vjetër që marrin pensione, do të jetë katastrofë humanitare, pasi shumë marrin pensione në adresat e tyre të shtëpisë prej postierëve. Çfarë do të ndodhë me këtë, ku do t'i marrin pensionet? Ndërsa kemi edhe një gjë, shumë shqiptarë marrin pensione nga Republika e Sërbisë, ku do t'i marrin ato? Megjithatë, shpresoj se Prishtina nuk do ta marrë këtë vendim, por duhet bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mbarë sistemi arsimor dhe shëndetësisë merr rroga në dinarë, madje shumë biznesmenë që punojnë në sistemin sërb, bëjnë tregti mes tyre me dinarë”, tha Sekulliq.

Eskperti i ekonomisë kosovare Mustaf Kadriaj kujton për Kosovo Onlajn se Qeveria e Kosovës prej vitit 2003 kur vendosi euron, konfirmoi se dinari sërb dhe leku shqiptar nuk janë valuta të vlefshme në Kosovë.

"Si Kosovë ne do të donim të kishim valutën tonë, por operojmë sipas regjimit të cilin Kosovës i’a ka diktuar Bashkimi Europian. Në lidhje me këtë besoj se Kosova duhet të punojë me valutën europiane nëse pretendojmë të jemi dhe të duam të jemi pjesë e BE” thotë Kadiraj.

Njoftimin e heqjes së pagave me dinarë, drejtori i përgjithshëm i OJQ “Aktiv" Miodrag Milliqeviq e shikon si një ndër shumë vendimeve problematike dhe siç thotë për Kosovo Onlajn, kjo çështje duhet të jetë në rendin e ditës në bashkësinë ndërkombëtare sesi të gjendet zgjidhje që t’i përkasë nevojave të përditshme të qytetarëve dhe institucioneve.

“Fatkeqësisht, vendimi është në vargun e vendimeve mjaft problematike, nga aspekti i komunitetit sërb, që sigurisht do të sjellë një sërë problemesh në funksionimin e përditshëm, jo ​​vetëm të institucioneve buxhetore, por në radhë të parë të qytetarëve të thjeshtë. Në këtë moment, diku kemi të bëjmë me faktet që Banka Qëndrore e Kosovës përmes mediave ka komunikuar me publikun e gjerë dhe këtu mungojnë një sërë detajesh të ndryshme, pa precizuar elementet as kushtet në të cilat është marrë vendimi i BQK se si do të zbatohet”, tha ai.

Ajo që Miliqeviq beson veçanërisht shqetësuese është se nuk ofrohet asnjë alternativë dhe as nuk tregon më qartë se si do të kryhen transaksionet e pagesave në të ardhmen.

“Tërësisht injorojnë faktet dhe ligjet rregullatore dhe mundësitë që Republika e Sërbisë në Sërbi parashtrohen ligjet. Nga kjo anë, me siguri në këtë moment qytetarët janë të shqetësuar dhe kjo është ajo që tani është dhe duhet të jetë në rendin e ditës së bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që dikush të gjejë një lloj zgjidhjeje, siç tha edhe Llajçak, ku zgjidhja që do të jetë mbi të gjitha do t’i takojë nevojave si të qytetarëve, ashtu dhe buxhetit të institucioneve që funksionojnë në zonat me shumicë sërbe”, tha Miliqeviq.

Siç bëhet e ditur qytetarët e zakonshëm në këtë moment absolutisht nuk kanë informacion shtesë dhe me të drejtë janë të shqetësuar për atë sesi do të funksionojë me tej marrja e pagave nga buxheti i Sërbisë.

Disa ekonomistë nga Prishtina para disa ditësh e cilësuan se përdorimi i dinarit sërb shkakton dëm për Kosovën. Kështu ka thënë Berat Jashari se fjala është për dëm milionash për buxhetin pasi realizimi i shitjes së dinarit nuk deklarohet në Drejtorinë e Tatimeve të Kosovës.

"Përdorimi i dinarit në Republikën e Kosovës është e keqja më e madhe që ndodh në tregje, banka, si dhe në Bankën Qëndrore të Kosovës (CBK)", tha ai.

Eksperti për çështjet ligjore Musa Damati përdorimin e dinarit në Kosovë e karakterizoi si të paligjshëm dhe antikushtetues pasi nuk ka marrëveshje bilaterale reciproke mes Kosovës dhe Sërbisë.

Atë çfarë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i transmetoi zyrtarëve ndërkombëtare pas njoftimeve të Prishtinës për heqjen e transfertave të pagave dhe ndaljen e përdorimit të dinarit është më i rëndi dhe cënon dialogun e deritanishëm, ashtu sikurse pamundëson pagimin e pensioneve dhe pagesave për sërbët në shëndetësi dhe arsim që do të thotë se “jo nën zë, por me zë të lartë në largimin e sërbëve nga Kosova dhe Metohia".